"Për të dashurën, Mitrovicë të vjetër "

Kitaristi i njohur nga Mitrovica, Faton Macula, i cili së fundmi ka realizuar disa projekte me këngëtaren Dafina Zeqiri, pritet të publikojë një material të ri muzikor, dedikuar vendlindjes.
"Jam duke komponuar një këngë për qytetin tim të dashur, Mitrovicën,'' ka bërë të ditur Macula, nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai ka zbuluar se titulli i këngës do të jetë "Dear old Mitrovica".Gjendja politike që mbizotëron në qytetin e Mitrovicës ka bërë që shumë artistë të realizojnë vepra dedikuar këtij qyteti. Për Maculën, qëllimet e vërteta të tyre dhe porositë që përcjellin duket se janë diskutabile.
Kohë më parë, ai është deklaruar kundër teksteve, që sipas tij nuk shfaqin realitetin për Mitrovicën. "Unë jam mitrovicali 200%. Jam lind e rritë aty. S'ka vend më të mirë në botë (mendimi im). Por kur po me bie rasti me i dëgju disa këngëtarë që po bëjnë disa këngë si: "Jo nuk ndahet Mitrovica", e mandej "Nuk e lëmë Mitrovicën me u nda", "Mitrovica vetëm e jona" e këso tekstesh, s'po përshtaten fare me të vërtetën'', kishte shënuar Fatoni në rrjetin social Facebook, duke shpjeguar se atij i është djegur shtëpia në veri, ndërsa edhe banesën e ka të uzurpuar në atë pjesë të qytetit. /Indeksonline/