Plot genjeshtra e iluzione

Vjen ne shqip vepra e pare e nje prej shkrimtareve me te rendesishem te letersise se sotme boterore Libri i iluzioneve te Paul Auster. E sjell te perkthyer Ines Ekonomi botim i Institutit te Dialogut dhe Komunikimit. Auster-in e prezantohet qysh ne fillim si garanci per lexuesin fitues i cmimeve mete rendesishme nderkombetare mes te cileve emimi i Akademise Amerikane te Arteve dhe Letrave si dhe te cmimit te princit te Asturias viti 2006 cmim ky qe ne vitin 2009 iu dha shkrimtarit tone Ismail Kadare. Me poshte botojme nje fragment nga Libri i iluzioneve
Te gjithe e pandehnin te vdekur. Ne vitin 1988 kur u botua libri im per filmat e tij per Hektor Manin nuk ishte marre me vesh asgje prej pothuaj gjashtedhjete vjetesh. Pervec nje grushti historianesh dhe adhuruesish te vjeter filmash pak njerez dukej se e dinin qe ai kishte ekzistuar. Dyfish ose asgje pjesa e fundit e dymbedhjete komedive dy bobineshe te cilat i realizoi nga fundi i epokes se filmave pa ze u shfaq neper salla me 23 nentor te 1928-es. Pas dy muajsh pa u ndare nga asnje shok apo bashkepunetor pa lene ndonje leter apo njoftuar kend per planet e tij doli nga shtepia me qira ne North Orinxh Draiv dhe askush nuk e pa me. DeSotoja blu ishte parkuar ne garazh kontrata e shtepise ishte e vlefshme edhe per tre muaj qiraja ishte paguar rregullisht. Ne kuzhine kishte ushqime ne dollapin e pijeve uiski dhe neper sirtaret e dhomes se gjumit nuk mungonte asnje prej veshjeve te Hektorit. Sipas Los Anxheles Herald Ekspresit te 18 janarit 1929 dukej sikur kishte dale per nje shetitje te shkurter dhe se do te kthehej nga casti ne cast. Por nuk u kthye dhe qe nga ajo dite dukej sikur Hektor Mani ishte zhdukur nga faqja e dheut.
Pas zhdukjes se tij per disa vite qarkulluan fjale mbi ate cka mund ti kishte ndodhur por asnje prej hipotezave nuk arriti te zbulonte gje. Nga me te logjikshmet nje vetevrasje apo vrasje nuk qe e mundur as te vertetoheshin as te pergenjeshtroheshin duke qene se trupi nuk u gjend dot kurre. Te tjera hamendje rreth fatit te Hektorit qene me fantastike me optimiste me te perputhshme me koklavitjet romantike te nje ceshtjeje si e tija. Sipas njeres prej tyre ai qe kthyer ne Argjentine vendlindjen e tij ku kishte blere nje cirk te vogel province. Sipas nje tjetre ishte bere anetar i partise komuniste dhe po kryente veprimtari organizative me emer te rreme midis punetoreve te bulmetit ne Utike ne Nju Jork. Ne nje te trete i hipte e i zbriste trenave si nje endacak tipik i depresionit. Po te kishte qene nje yll i vertete kinemaje trillimet pa dyshim qe do te kishin vazhduar do te kishte mbijetuar ne legjende duke u shnderruar dora-dores ne nje nga ato figura emblematike te cilat jetojne ne katet e uleta te kujteses kolektive nje simbol i rinise i shpreses dhe i kthesave djallezore te fatit. Por ne fakt nuk ndodhi asgje e tille sepse ne te vertete nga fundi i karrieres Hektori sapo kishte nisur te bente emer ne Hollivud. Kishte mberritur shume vone per te shfrytezuar plotesisht talentin dhe nuk kishte ndenjur mjaftueshem per te lene nje pershtypje te qendrueshme te vetes apo te asaj qe mund te bente. Kaluan edhe disa vite e pak nga pak njerezit reshten se menduari per te. Qe prej 1932-shit apo 1933-shit Hektori i perkiste nje universi te zhdukur dhe nese kishte mbetur ndonje gjurme prej tij nuk ishin vecse shenime ne fund te faqes se nje libri te humbur qe askush nuk e lexonte me. Tanime filmat kishin ze dhe shfaqjet e dredhura memece te se shkuares u harruan. Nuk kish me kloune as pantomimiste e as vajza bukuroshe me maska qe vallezonin sipas muzikes se nje orkestre te padegjuar. Ata filma kishin vdekur vetem para disa vitesh por dukeshin nderkaq parahistorike si krijesa qe endeshin mbi toke kur njeriu jetonte ende ne shpella.
Ne librin tim nuk jepja shume informacion per jeten e Hektorit. Bota pa ze e Hektor Manit nuk ishte biografi por nje studim i filmave te tij dhe te gjitha faktet anekdotike rreth veprimtarive jashte ekranit qe perfshiva ishin marre nga burimet me te autorizuara enciklopedi te kinemase kujtime histori te kohes heroike te Hollivudit. E shkrova librin sepse doja te ndaja me te tjere pasionin per punen e Hektorit. Historia e jetes se tij me interesonte pak dhe ne vend qe te spekuloja per ate qe mund apo nuk mund ti kishte ndodhur u kufizova me nje analize te thelle te veprave te tij. Meqenese kishte lindur ne 1900-en dhe nuk e kishin pare me qe prej 1929-es nuk do te me kishte shkuar kurre neper mend te sugjeroja qe Hektor Mani ishte ende gjalle. Te vdekurit nuk dalin nga varret dhe per aq sa me takonte vetem nje i vdekur mund te qendronte i fshehur aq gjate.
Marsin e shkuar kishin kaluar njembedhjete vjet nga dalja ne treg e librit i botuar nga University of Pennsylvania Press. Pas tre muajsh pikerisht ndersa fillonin te shfaqeshin recensionet e para neper periodiket e kinemase dhe revistat akademike gjeta nje zarf ne kutine e postes. Ishte me i madh dhe me i gjere nga formati standard qe shitet neper dyqane dhe prej letre te trashe e luksoze keshtu qe ne fillim mendova se behej fjale per ndonje ftese dasme ose njoftim per lindje femije. Emri dhe adresa ime ishin shkruar pergjate zarfit me nje kaligrafi elegante e dredha-dredha. Ne qofte se nuk ishte shkrimi i nje kaligrafi profesionist duhej pa dyshim ti perkiste nje personi te bindur per fisnikerine e bukurshkrimit te hijshem nje personi te shkolluar ne akademite e vjetra te miresjelljes dhe etiketes. Mbi pulle ishte vula e Albakerkit Nju Meksiko por adresa e derguesit nga ana e pasme tregonte qe letra ishte shkruar gjetke duke marre per te mireqene qe nje vend i tille ekzistonte dhe se emri i qytetit ishte i vertete. Ne dy rreshta njeri mbi tjetrin ishte shkruar Blu Stoun Ranc Tierra del Suenjo Nju Meksiko. Ndoshta buzeqesha duke pare ato fjale por tani nuk e mbaj me mend. Nuk kishte emer dhe ndersa hapa zarfin per te lexuar mesazhin ne letren brenda tij ndjeva nje arome te lehte parfumi nje gjurme pothuaj te pakapshme esence livandoje.
Pusulla thoshte I dashur profesor Zimer Hektori e ka lexuar librin tuaj dhe do te deshironte tju njihte. Do tju interesonte te vinit te na takonit Me nderime Frida Spelling Man.
E rilexova gjashte a shtate here. Pastaj e lashe shkova deri ne fund te dhomes dhe u ktheva mbrapsht. Kur e mora perseri ne dore nuk isha i sigurt qe ato fjale do te ishin ende aty. Ose ne qofte se ishin qe do te ishin te njejtat. E lexova edhe gjashte a shtate here te tjera pastaj ende i pasigurt per asgje vendosa qe ishte nje shaka. Nje cast me vone isha plot dyshime dhe pas nje tjeter casti fillova te dyshoja per dyshimet e mia. Te mendoja nje gje donte te thoshte te mendoja te kunderten e saj dhe ai mendim nuk arrinte te fshinte mendimin fillestar se nje i trete lindte per te fshire te dytin. Duke mos ditur cte beja tjeter hipa ne makine dhe shkova ne poste. Ne Amerike ne regjistrin e kodeve postare jane renditur te gjitha adresat dhe po te mos gjeja Tierra del Suenjon mund ta flakja tej pusullen dhe ta harroja fare ate ndodhi. Por ishte. E gjeta ne faqen 1933 te volumit te pare ne rreshtin ndermjet Tierra Amarijes dhe Tiheres ishte nje qyteze e vertete me poste dhe kod peseshifror. Natyrisht qe kjo nuk garantonte vertetesine e letres por sidoqofte i jepte nje pamje besueshmerie dhe kur u ktheva ne shtepi kisha vendosur se duhej ti pergjigjesha. Nje leter e atille nuk mund te shperfillet. Pasi e ke lexuar eshte e pashmangshme ose te ulesh e te shkruash nje pergjigje ose te vazhdosh te mendosh per te gjithe jeten.
Nuk kam ruajtur nje kopje te pergjigjes por mbaj mend qe e shkrova me dore duke u perpjekur te isha sa me lakonik te kufizohesha ne pak fjali. Pa e menduar gjate u gjenda duke perdorur te njejtin stil te zhveshur e te prere te letres qe kisha marre. Ne kete menyre ndihesha me pak i cenueshem me pak i zbuluar per tu bere idiot ne syte e personit qe kishte trilluar shakanehellip nese behej vertet fjale per nje shaka. Pergjigja ime ishte pak a shume keshtu E dashur Frida Spelling sigurisht qe do te me pelqente te takoja Hektor Manin. Po si mund te jem i sigurt qe eshte gjalle Me sa di une askush nuk e ka pare me qe prej gjysme shekulli. Ju lutem te me jepni me teper hollesi. Me respekt Deivid Zimer.
THem se te gjithe deshirojme te besojme tek e pamundshmja per tu bindur se mrekullite mund te ndodhin vertet. Meqenese isha autori i librit te vetem qe ishte shkruar ndonjehere per Hektor Manin do te ishte logjike te mendoje se e rrembeva ne cast mundesine per ta besuar ende gjalle. Por nuk isha ne humor per tu rrembyer. Ose te pakten nuk mendoja se isha. Libri im kishte lindur nga nje dhembje e madhe dhe tani qe e kisha lene pas librin dhembja ishte ende e pranishme. Te shkruaja per komedi nuk kishte qene asgje me teper se nje pretekst nje lloj bari i cuditshem qe kisha gelltitur cdo dite per me teper se nje vit me shpresen e larget se do te zbutte dhembjen qe kisha brenda vetes. E deri ne njefare pike keshtu kishte qene. Por Frida Spellingu ose cilado qe hiqej si Frida Spellingu nuk mund ta dinte. Nuk mund te dinte se me 7 qershor 1985 pikerisht nje jave perpara pervjetorit te dhjete te marteses ime shoqe dhe dy djemte kishin vdekur ne nje aksident ajror. Ta zeme se e kishte vene re qe libri u ishte kushtuar atyre Ne kujtim te Helenes Todit dhe Markos gjithsesi ata emra nuk mund te kishin ndonje domethenie per te e edhe pse mund ta kishte marre me mend rendesine per autorin nuk mund ta dinte qe per te perfaqesonin gjithcka ka kuptim ne jete dhe se ne castin kur Helena tridhjete e gjashte vjece Todi shtate vjec dhe Markoja kater vjec kishin vdekur pjesa me e madhe e tij kishte vdekur bashke me ta.
Ishin nisur per ne Miluoki per te vizituar prinderit e Helenes. Une kisha qendruar ne Vermont per te korrigjuar provimet dhe per te dorezuar notat perfundimtare te semestrit qe sapo kish mbaruar. Ishte puna ime profesor letersie te krahasuar ne Kolegjin e Hamptonit Vermont dhe duhej ta beja. Normalisht do te kishim marre avionin te gjithe se bashku me njezet e kater ose njezet e pese por babai i Helenes sapo ishte operuar per nje tumor ne kembe dhe familja vendosi njezeri qe ajo dhe djemte te niseshin sa me pare. Kjo perfshiu disa bisedime te nderlikuara te castit te fundit me shkollen e Todit per te marre leje qe te shkeputej dy javet e fundit nga klasa e dyte. Drejtoresha u tregua ngurruese por e kuptueshme dhe ne fund pranoi. Qe nje prej hollesive per te cilat vazhdova te mendohesha pas aksidentit. Vetem po te kishte refuzuar Todi do te ishte detyruar te qendronte ne shtepi me mua dhe nuk do te kishte vdekur. Te pakten njerit prej tyre do kishte shpetuar. Te pakten njeri prej tyre nuk do te kishte rene per dhjete mije metra ne qiell dhe une nuk do te kisha mbetur vetem ne nje shtepi te bere per kater vete. Kishte aspekte te tjera natyrisht perkime te tjera per te bluar me mendje e per te torturuar veten dhe me dukej se nuk lodhesha kurre se pershkuari serish te njejtat rruge pa krye. Gjithcka i perkiste ketij tmerri cdo hallke ne zinxhirin shkak-efekt qe nje pjese thelbesore e tij nga tumori ne kembe i vjehrrit te moti i asaj jave ne Miduest te numri i telefonit i agjencise qe na kishte prenotuar biletat e avionit. Por gjeja me e keqe ishte kembengulja ime per ti shoqeruar deri ne Boston ne menyre qe te merrnin fluturimin e drejtperdrejte. Nuk doja te niseshin nga Berlingtoni sepse do tiu duhej te fluturonin me nje avion tetembedhjete vendesh deri ne Nju Jork dhe atje te merrnin avionin per Miluoki dhe i thashe Helenes qe ata avione te vegjel nuk me pelqenin. Ishin shume te rrezikshem thashe dhe nuk mund ta duroja idene qe te lija qe ajo dhe djemte te ngjiteshin pa mua. Per kete arsye per te mos me shqetesuar u nisen me nje avion me te madh dhe gjeja me e tmerrshme ishte se i dhashe makines si i cmendur per te mos e humbur. Kishte shume trafik ate mengjes dhe kur me ne fund mberritem ne Springfild dhe morem Masacusets Ternpaikun mu desh ta kaloja kufirin e shpejtesise per te mberritur ne Logan ne kohe.
Nga ajo qe me ndodhi ate vere mbaj mend shume pak. Per disa muaj jetova ne nje mjegull etilike dhembjeje dhe vetemeshirimi nuk dilja pothuaj asnjehere nuk mendoja pothuaj asnjehere per te ngrene per tu rruar apo per tu nderruar. Pjesa me e madhe e kolegeve nuk ishte ne pune deri nga mesi i gushtit keshtu qe nuk isha i detyruar te duroja shume vizita te qendroja ulur per te kaluar protokollet derrmuese te zise se perbashket. Te tjeret natyrisht ishin dashamires dhe sa here qe vinte ndonje nga miqte e mi e ftoja gjithnje brenda por perqafimet e tyre te perlotura e heshtjet e gjata te sikletshme nuk me ndihmonin. Zbulova se ndihesha me mire vetem qe qe me mire ti shtyja ditet ne terrin e mendjes sime. Kur nuk isha i dehur apo i shtrire sa gjate gjere ne divanin e sallonit duke pare televizor e kaloja kohen duke u verdallosur neper shtepi. Hyja ne dhomat e djemve dhe ulesha ne dysheme i rrethuar nga gjerat e tyre. Nuk isha ne gjendje te mendoja per ta ne menyre te drejtperdrejte e as ti therrisja me vetedije por kur bashkoja pjeset e mozaikeve apo luaja me kubat e Legos duke ndertuar struktura gjithnje e me teper te nderlikuara e baroke ndieja qe jetoja ende perkohesisht me ta qe i jepja vazhdimesi dy jeteve te vogla fantazme duke perseritur gjestet e kryera prej tyre kur zoteronin nje trup. Lexoja librat e perrallave te Todit dhe organizoja kartat e tij te bejsbollit. Klasifikoja kafshet e pelushit te Markos sipas specieve ngjyres dhe mases duke e ndryshuar sistemin sa here qe hyja ne dhome. Ne kete menyre oret avullonin dite te tera shkriheshin ne harrese dhe kur nuk arrija ta duroja me kthehesha ne sallon dhe mbushja nje tjeter gote. Ato net te rralla kur nuk me binte te fiket ne divan zakonisht flija ne shtratin e Todit. Ne timin shihja gjithnje enderr Helenen prane meje dhe cdo here qe perpiqesha ta perqafoja zgjohesha befas dhunshem me duart qe me dridheshin e mushkerite qe gulconin ne kerkim te ajrit si te kisha qene duke u mbytur. Kur binte nata nuk mund te hyja ne dhomen tone por kaloja shume kohe gjate dites aty brenda dollapit ne mur te Helenes duke prekur veshjet e saj duke rregulluar xhaketat dhe pulovrat duke hequr fustanet nga vareset e duke i shperndare ne dysheme. Nje here vesha nje nje here tjeter vesha te brendshmet dhe leva fytyren me makiazhin e saj. Ishte pervoje shume e kenaqshme por pas eksperimentesh te tjera zbulova se parfumi ishte edhe me i efektshem se i kuqi i buzeve dhe rimeli. Dukej se ma kthente ne menyre me te gjalle e ndillte per nje kohe me te gjate pranine e saj. Per fat te mire le ta quajme keshtu ne mars me rastin e ditelindjes i kisha dhuruar nje shishe Shanel nr. 5 per ta patur rezerve. Duke e hedhur ne doza te vogla dy here ne dite arrita ta beja te zgjaste deri ne fund te veres.
Per semestrin e vjeshtes mora lejen por ne vend qe te largohesha ose te kerkoja ndihme psikologjike qendrova ne shtepi dhe vazhdova te fundosesha. Nga fundi i shtatorit apo fillimi i tetorit rrekelleja me shume se gjysme shisheje uiski cdo nate. Kjo me lejonte te mos ndieja shume por ne te njejten kohe me hiqte cdo ndjenje te se ardhmes dhe kur nje njeri nuk ka asgje per te deshiruar eshte si te jete i vdekur. Shpeshhere e shkundja veten nga fantazi te gjata mbi hape gjumi e gaz monoksidi karboni. Nuk arrita kurre deri ne veprim por tani nese i risjell neper mend ato dite kuptoj sesa afer kam qene. Hapet ishin ne dollap dhe e kisha marre nderkaq tre apo kater here shishken nga rafti kisha arritur ti hidhja ne pellembe. Nese ajo gjendje do te kishte vazhduar sbesoj se do ta kisha patur forcen ti beja balle.
Kjo ishte gjendja kur Hektor Mani hyri papritur ne jeten time. Nuk e kisha idene se cili ishte nuk ia kisha degjuar as rastesisht emrin por nje mbremje pikerisht perpara fillimit te dimrit kur pemet ishin zhveshur nderkaq nga gjethet dhe kercenonte debora e pare rastisi te shihja ne televizor nje skene nga nje prej filmave te tij te vjeter qe me beri te qesh. Mund te duket e parendesishme por qe nga qershori ishte hera e pare qe qeshja per cfaredolloj arsyeje dhe kur ndjeva gulcin e befte te me ngjitej nga gjoksi e te niste te ushtonte ne mushkeri kuptova se nuk kisha prekur ende fundin se nje pjese e imja kishte ende deshire te vazhdonte te jetonte. E qeshura nuk mund te kete zgjatur me teper se disa sekonda. Nuk qe vecanerisht e zhurmshme e as e gjate por me zuri ne befasi e meqenese nuk e permbajta dhe nuk ndjeva turp qe e kisha harruar trishtimin ne ato pak caste kur Hektor Mani ishte shfaqur ne ekran isha i detyruar te pranoja qe brenda meje kishte dicka qe nuk e kisha perfytyruar me pare dicka ndryshe nga vdekja e thjeshte dhe e paster. Nuk e kam fjalen per ndonjefare intuite te turbullt apo per deshire sentimentale per ate qe do te mund te kishte qene. Kisha bere nje zbulim empirik qe permbante te gjithe peshen e nje prove matematike. Ne qofte se kisha ne vetvete aftesine per te qeshur donte te thoshte se nuk isha krejtesisht i ploget. Donte te thoshte se nuk isha vecuar nga bota aq plotesisht sa te mos lejoja me te me prekte asgje.
Letersi bashkekohore per here te pare Paul Auster
Vjen ne shqip vepra e pare e nje prej shkrimtareve me te rendesishem te letersise se sotme boterore Libri i iluzioneve te Paul Auster. E sjell te perkthyer Ines Ekonomi botim i Institutit te Dialogut dhe Komunikimit. Auster-in e prezantohet qysh ne fillim si garanci per lexuesin fitues i cmimeve mete rendesishme nderkombetare mes te cileve emimi i Akademise Amerikane te Arteve dhe Letrave si dhe te cmimit te princit te Asturias viti 2006 cmim ky qe ne vitin 2009 iu dha shkrimtarit tone Ismail Kadare. I lindur ne vitin 1947 Paul Auster eshte autor i nje vepre qe perfshin gati njezet romane disa libra me poezi skenare filmash libra per femije etj. Eumlshte njekohesisht regjisor i disa filmave te suksesshem. Suksesin Paul Auster e arriti ne vitin 1987 me librin lsquoTrilogjia e Nju Jorkut. Nder veprat e tij te tjera mund te permenden romanet
Leviathiani 1993 Timbuktu 1999 Njeriu ne erresire 2008 Udhetim ne skriptorium 2006 I padukshem 2009 etj.
Sot Paul Auster konsiderohet si nje nder shkrimtaret me te rendesishem amerikane si dhe nje nder figurat kryesore te skenes letrare boterore. Libri i iluzioneve i pari nga ky autor ne shqip tregon Gjashte muaj pasi kishte humbur te shoqen bashke me dy djemte ne nje aksident avioni profesori David Zimmer vazhdon te jete i kredhur ne deshperim kur befas nje nate rastesisht i ndodhe te shohe disa pjese te nje filmi te humbur te periudhes se filmit pa ze te nje aktori e regjisori krejt te panjohur dhe te harruar Hektor Man qe ne vitin e larget 1928 ishte zhdukur papritur. Befas jeta e profesor Zimmerit ndryshon teksa zbulimi i misterit qe rrethon jeten e vertete te Hektor Manit i kthehet gati ne nje fiksim. Keshtu ai nis nje udhetim te cuditshem e mjaft intensiv ne nje bote te mbushur plot genjeshtra e iluzione por ku ai gjen papritur serish dashurine...