E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i shumekerkuari fshihej ne tunel

Ahmet Bajramin u kap nga Policia e Shkodres ne bashkepunim me RENEA qe finalizuan operacionin Tuneli me arrestimin e shume te kerkuarit te denuar per vrasje

Per 13 vjet me radhe ka jetuar ne tunelin e nendheshem. Aty eshte ushqyer aty edhe ka kaluar pjesen me te madhe te kohes. Madje thuhet se askush nuk ka mundur ta shikoje pasi dyshohet se levizjet lart tunelit ai ka bere te maskuara. Nuk dihet sesi policia mberrit deri tek vendi i tij sekret por sigurisht ka te beje me ndonje informacion nga vete te afermit e familjes. Dje ishte dita e fundit ne tunel per Ahmet Bajramin pjesen tjeter te kohes ai do ta kaloj ne qeli.

Policia e Shkodres ne bashkepunim me RENEA ka finalizuar operacionin Tuneli me arrestimin e shume te kerkuarit te denuar per vrasje te kryer 13 vjet me pare. Ahmet Bajramaj 66 vjec lindur e banues ne Koplik Malesi e Madhe u arrestua pasi kerkohej per nje vrasje ngjarje e ndodhur me Tetor te vitit 1994 veper penale per te cilen ai ishte denuar me 25 vjet burg. Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim nga strukturat e Policise se Shtetit pasi me date 31.10.1994 ne lagjen Llazan te qytetit Koplik ka vrare me arme zjarri automatik per motive hakmarrje Zenel Hotin dhe Gjykata e Shkalles se Pare e ka deklaruar fajtor duke e denuar me 25 vite burg citon njoftimi per shtyp nga policia e Shkodres.

Bajramaj u kishte shpetuar mbi 10 here forca speciale RENEA pasi kishin ndermarre disa here aksione per kapjen e tij. Operacioni per kapjen e ketij shumekerkuari u organizua si rezultat i nje pune te gjate hetimore per rreth 1 muaj ne baze te informacioneve te grumbulluara nga strukturat e policise per vendodhjen e tij. Bajramaj u arrestua brenda baneses ku kishte hapur dhe tunele dhe atje fshihej prej vitesh.

Per kapjen e Ahmet Bajramaj nga ana e strukturave te policise jane organizuar edhe operacione te tjera me pare ku ky shtetas ka arritur ti shmanget kapjes duke iu kunderpergjigjur forcave te policise me arme zjarri si dhe duke u fshehur ne disa tunele me dalje te ndryshme te cilat ishin ndertuar prej tij per ti shpetuar operacioneve policore citon policia. Kjo e fundit konfiskoi dhe nje arsenal armesh konkretisht 4 arme zjarri tip automatik 16 kreher fishek automatiku me nga 30 cope secila 2 arme zjarri tip pistoleta me 80 fisheke 1 arme zjarri cifte shotgun 1 silenciator 1 pale dylbi snajper1 pale paruke per maskim floke te zeze. Materialet ne ngarkim te Ahmet Bajramaj do ti kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te Vrasjes me paramendim dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›