E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Plotësoni kushtet për statusin, i përmendi edhe Hillari Klinton”

03-11-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, apel klasës politike

Një ditë pas vizitës dhe mesazheve për klasën politike të Sekretares Amerikanë të Shtetit, Hilari Klinton në Tiranë, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi mbështet qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i bërë apel klasës politike të përmbushë në kohë kriteret e mbetura.
Nga Shkodra ku prezantoi Raportin e Progresit të Shqipërisë gjatë vitit 2011-2012, ambasadori i Bashkimit Evropian, vlerëson se Shqipëria ka bërë progres, duke kërkuar të vijohet në këtë frymë si dhe të përmbushë disa nga pikat që Kryediplomatja amerikane nënvizoi në Tiranë dy ditë më parë.
Lidhur me kushtet e vendosura nga BE për marrjen e statusit nga ana e Shqipërisë, ai tha se shpreson se një gjë e tillë mund të bëhet realitet, por gjithsesi, nuk kërkon të jetë në rolin e parashikuesit. “Kam thënë që miratimi i statusit është i mundshëm, por ndërkohë vendimin e marrin të gjitha shtetet anëtare. Mendoj që marrja e statusit është diçka e mundshme dhe shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë”, nënvizoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›