E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumba shefit te krimeve te Lushnjes, ne kerkim autoret

FIER- Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shefit të policisë kriminale të Lushnjes Altin Hadëri. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08.45 minuta në lagjen 15 tetori  te qytetit te Fierit. Të dhënat e para të policisë bëjnë të ditur se Altin Hadëri është qëlluar pas nje grindjeje te castit me persona ende te paidentifikuar, pak metra larg baneses se tij. Menjëherë shefi i krimeve të qytetit të Lushnjes është dërguar në spital. Mjekët thonë se Haderi ndodhet ne sallen e operaconit pasi nje plumb i ka pershkuar barkun, por eshte jashte rrezikut per jeten. Policia e qytetit ka nisur veprimet procedurale të hetimit në vendin e ngjarjes. Ende nuk janë të qarta motivet e krimit, ndërsa mësohet se Altin Hadëri kishte vetëm 3 javë që ishte vendosur në postin e shefit të krimeve të Lushnjes. Me pare ai kishte punuar si specialist ne zyren e antitrafiqeve te policise se Fierit.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›