E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Plumbi del me plumb’, Bosnja zbarkon në sulm ndaj terrorizmit

Bosnje dhe Herzegovina (BiH) ka në plan të kontribuojë në aleancën botërore kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), sipas ministrisë së mbrojtjes. Një propozim nga ministria u dërgua në presidencën e BiH për të dhuruar më shumë se 15 milion copë municion të kalibrave të ndryshëm për qeverinë e Irakut, me kërkesë të Ambasadës së SHBA në BiH, tha ministria.

Bosnja dhe Hercegovina është pjesë e koalicionit dhe ka iniciuar disa operacione për të arrestuar të dyshuar terroristë në territorin e saj. Nëntorin e kaluar, operacioni Damasku rezultoi në arrestimin e më shumë se dhjetra personave, të cilët janë të dyshuar për veprimtari terroriste. "Ne i bëjmë thirrje Zyrës së Prokurorit për të ndjekur raste të tilla rigoroze, dhe institucionet e qeverisë së BiH të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj, në përputhje me ligjet në fuqi dhe detyrimet ndërkombëtare," tha ambasada e SHBA.

Ambasada gjithashtu njoftoi synimin e SHBA për të rritur efikasitetin e luftës kundër terrorizmit në disa vende të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, Serbinë dhe Kroacinë. Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të vendosë një këshilltar juridik rezident të kundërterrorizmit në ambasadën e saj në Shqipëri, me përgjegjësinë për të ndihmuar kombet rajonale të forcojnë legjislacionin e tyre të luftës kundër terroristëve të huaj dhe ndërtimin e kapaciteteve të prokurorëve dhe hetuesve të Ballkanit sipas këtij legjislacioni, tha ambasada.

Boris Grubeshiç, një zëdhënës nga Prokuroria BiH, tha për SETimes se zyra e tij mirëpret bashkëpunimin ndërkombëtar për ta bërë më efikase betejën kundër terrorizmit. "Këto janë akte kriminale që rrezikojnë sigurinë globale dhe sigurinë e shtetasve të BiH. Zyra e Prokurorisë dhe Task Forca e BiH për Luftimin e Terrorizmit janë duke bashkëpunuar me agjencitë partnere në vendet e tjera, me qëllim që të nxisin identifikimin efikas të personave të dyshuar dhe mbledhjen e provave në lidhje me proceset e veprave penale, të cilat janë të lidhura me terrorizmin," tha Grubeshiç.

Qëllimi i përpjekjeve është që SHBA të punojë në partneritet me vendet si BiH për të ndërtuar kapacitetin e vendeve që t'u përgjigjen luftëtarëve të huaj terroristë në kuadër të sundimit të ligjit, për të ndërtuar proceset e drejtësisë penale për të ndaluar rrjedhjen e luftëtarëve terroristë në rajonet e konflikteve, për të frenuar valën e dhunës dhe të luftojë në mënyrë agresive ekstremizmin e dhunshëm.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›