E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumbi i Fundit mirëpritet në kinema zvicerane

Në kinemanë "Cine Wil" të kantonit St. Gallen në Zvicër para disa ditësh u shfaq premiera e filmit "Plumbi i Fundit", me regji të Valton Jakupit dhe skenar të Femi Bektashit. Nga drejtuesit e kësaj kinemaje u bë e ditur se filmi kosovar është pritur mirë nga publiku, i cili ka shfaqur interes ndaj këtij filmi. Drejtoresha e Cine Wil u shpreh  e gëzuar që Zvicra tashmë në programin e vet kinematografik do ta ketë edhe një film shqiptar. Ndërkohë, menaxherja e kësaj kinemaje,

Lurde Dodes, u shpreh se tani e tutje në kinema do të ketë edhe filma të tjerë shqiptarë. Sipas regjisorit Valton Jakupi, filmi është punuar në mënyrë profesionale me aktorë profesionalë, ku kanë qenë të inkuadruar edhe disa të rinj që jetojnë në Zvicër. FilmiPlumbi i fundit është i zhanrit dramë, por shfaqen edhe disa skena aksion, ndërsa regjisori është shprehur i kënaqur që publikut në premierë i ka pëlqyer filmi, tematikë kryesore e të cilit është hakmarrja. Ndërkohë që edhe para disa kohësh në këtë kinema u shfaq një tjetër film kosovar, për të cilin publiku shfaqi interes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›