E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pluralizmi i mbikëqyrur


Ilir Yzeiri

Pas njëzet vjetësh, pra pas shembjes së diktaturës komuniste ose regjimit monist autoritar që kishte si tipar themelor izolimin dhe qeverisjen me një parti, ne sot jetojmë në një sistem me shumë parti politike, në një shoqëri të hapur dhe të lirë për të folur me vete nga mëngjesi në mbrëmje, por të skllavëruar nga pabarazia dhe të shtypur nga «demokracia» e sundimit të një partie që drejtohet nga një sundimtar, i cili qeveris brenda kuadrit «demokratik» të një shoqërie me pluralizëm të mbikëqyrur. Shkurt, pyetja mund të shtrohet më thjesht: a jetojmë ne sot në demokraci apo qeverisemi nga vullneti i një partie qoftë kjo demokratike, qoftë kjo socialiste.

Po të vështrosh gjendjen ku ndodhemi dhe po të analizosh qeverisjen e demokratëve deri në shembjen e shtetit më 1997, të socialistëve deri më 2005 dhe të demokratëve deri tani, ti vëren se je qeverisur jo nga institucione demokratike, por nga vullneti i Sali Berishës deri në 1997-n, vullnet që e çoi Shqipërinë në kryengritje të armatosur, pastaj nga papërgjegjshmëria politike dhe nga konflikti i egër që kulmoi me vrasjen e Azem Hajdarit, pastaj u qeverisëm për pak kohë nga Fatos Nano i cili gjithashtu shënoi rekorde abuzivizmi dhe korrupsioni masiv për të ardhur te regjimi i Berishës, i cili në këta vjet e mbushi biografinë e vet, përveçse me vjedhje e korrupsion, me përzierje të aferave të oborrit familjar siç e ka akuzuar media, edhe me korrupsion ndëretnik, pra me përfshirjen në këto afera edhe të qytetarëve të dyshimtë serbë. Ky regjim shënoi një kulm tjetër të sundimit njëpartiak në emër të pluralizmit. Në këtë regjim korrupsioni vrau 26 të pafajshëm kur hodhi në erë një fshat me gjithë rrethinat, ndërsa krimi politik u shënua me katër të vrarë dhe me dhjetëra të plagosur ashtu si në revoltat që po mbahen në Siri apo si ato që u mbajtën më parë në Tunizi e në vende të tjera të Magrebit. Vështruar nga ky kënd, të ngjan se Shqipëria në këta njëzetë vjet është çliruar nga pushtimi i një partie të vetme dhe është pushtuar më së shumti nga dy parti, të cilat në këta njëzetë vjet kanë sunduar pa përfillur asnjë rregull qytetar, pra pa u ndëshkuar nga asnjë ligj.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që rioshët që u përfshinë në politikë në vitin 1990 dhe ndenjën ku me punë (pra në qeverisje) e ku pa punë (pra në opozitë), sot rezultojnë me shtëpi e toka në det, në kodër e në mal. Mirëpo mesa duket në këtë vend nuk ka gjasë të ndërtohet një shtet demokratik, sepse institucionin e së vërtetës apo të së drejtës ne shqiptarët e kemi të vështirë ta ndërtojmë në kufijtë territorialë të Shqipërisë. Këtë institucion ne e kërkojmë gjithmonë jashtë vetes sonë. Po të vështrosh historinë e Arbërisë apo të Epirit të lashtë, pra të paraardhësve tanë, do të vëresh se shumë kohë para se të vinin osmanët me ushtritë e tyre për të pushtuar viset tona, princërit e Arbërisë së shek XV grindeshin e vriteshin me njëri-tjetrin pak a shumë si sot.

Në jo pak raste ata thërrisnin me pagesë formacione otomane për ti ndërsyer kundër rivalëve të tyre arbër. Njësoj si sot, në kuptimin që edhe sot Berisha fut duart në paratë e shqiptarëve tërheq që andej dollarë dhe paguan kompani në SHBA që të bëjnë lobing për Berishën dhe që të pengojnë Edi Ramën që të vijë në pushtet. Pluralizmi politik shqiptar nga kjo pikëpamje ka qenë vazhdimisht i mbikëqyrur, në kuptimin që për fatin politik të këtij vendi kanë vendosur kanceleritë perëndimore dhe për Shqipërinë SHBA-të kryesisht. Ky është një standard normal, sepse në kushtet e globalizimit dhe të hapjes, fati i vendit tonë prek menjëherë edhe fatin e demokracive të tjera, ndaj edhe mbikëqyrja e pluralizmit tonë politik është një akt normal.

Mirëpo, këtu te ne, meqenëse mungojnë institucionet, shpeshherë, mbikëqyrësit tanë perëndimorë dhe sidomos Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë janë të detyruar që të marrin rolin e Komisarit politik. Është shumë interesante të vërehet se çfarë ndodh në anën tjetër të Europës, përkatësisht në Bashkimin Europian atje ku kriza e euros ka gjunjëzuar shtete me një demokraci më të konsoliduar dhe me ekonomi shumë herë më të fortë se e jona. Edhe atje të ngjan se demokracia është e mbikëqyrur dhe rolin e Komisarit politik duket se e ka marrë Angela Merkel. Ajo, ashtu si ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, dikton politikat që duhet të ndjekin vendet e eurozonës duke sugjeruar deri edhe dorëheqje të detyruara.

Më ka bërë gjithmonë përshtypje dorëheqja e Silvio Berluskonit. Për dy arsye. E para, në imazhin kolektiv europian Berluskoni ishte vizatuar si një Kazanova i kohëve moderne dhe aventurat e tij erotike ishin bërë të neveritshme. Ecejaket e tij në gjykatë gjithashtu. Mirëpo ai kishte vazhdimisht shumicën në Parlament e në Senat. Dhe vjen një ditë që Italia rrezikohet ndaj dhe Angela Merkel apo edhe të tjerë liderë të Eurozonës i lënë të kuptojë Berluskonit se ai duhet të largohet dhe Berluskoni jep dorëheqjen dhe i hap rrugë Mario Montit. Në Greqi po ashtu, në Spanjë një nga kryeministrat më të suksesshëm, Zapatero, nuk e ndali rrokullisjen e Spanjës dhe dha dorëheqjen dhe e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, nga të cilat partija e tij doli e humbur fare dhe ai u largua nga drejtimi i saj. Në këtë rast demokracia e këtyre vendeve nuk mund të quhet demokraci e mbikëqyrur, por Europa shihet si një familje e madhe në të cilën gjithkush duhet të marrë përgjegjësi dhe të sakrifikojë egon e tij për interesat e familjes së madhe.

Ndërsa këtu te ne kryeministri i dyshuar se ka urdhëruar për të vrarë protestuesit dhe deri tani Komandantit i Gardës është i dyshuari kryesor se ka shtirë mbi turmën dhe ka vrarë njerëz. Në këtë rast, ne të gjithë do të kishim dëshiruar dhe pritur gjithashtu që ata që dhanë urdhër që të përdoren plumba kallashnikovi dhe pistolete të paktën të kishin dhënë dorëheqjen. Mirëpo kjo jo vetëm nuk ndodhi, por ish-ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, pas këtij krimi shtetëror, vihet në qendër të një maskarade tjetër dhe si një kukull përdoret nga shumica e kriminalizuar në zgjedhjet lokale dhe arrin me njëmijë e një manipulime që të bëhet kryetar bashkije i Tiranës.

Pas kësaj, mbikëqyrësit e pluralizmit politik në Shqipëri duket se nuk shqetësohen ashtu si ne. Për ta ka rëndësi stabiliteti i këtij vendi dhe si të mos mjaftonte kjo, Lulëzim Basha merr edhe një mbështetje të hapur nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë. Ai quhet yll në ngjitje i PD-së. Natyrisht cilido politikan ka të drejtë ta ndërtojë karrierën e tij si të dojë. Edhe krimi nuk është përjashtim nga jeta publike. Lulëzim Basha është vërtet yll në ngjitje i PD-së, por ai në rrugën e gjatë për të drejtuar PD-në do të duhet që një pjesë të jetës ta kalojë në gjykatë, sepse një ditë opinioni do duhet të marrë vesh medoemos se si u shpërdoruan 220 milionë euro në tenderin e famshëm të rrugës Durrës- Kukës. Po ashtu, a mund të na tregoj ky yll i venitur se sa janë të ardhurat që janë siguruar nga rruga, sepse atëherë kur dilte e na mbushte mendjen për patriotizmin e tij me ngjyrë të euros na thoshte se brenda pesë vjetëve rruga do ti nxjerrë shpenzimet. Po ashtu, ky yll i venitur një ditë do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve dhe të na tregojë se çfarë urdhri ka dhënë më 21 janar. Pas kësaj, nëse drejtësia e shpall të fajshëm ai do të duhet të kryejë dënimin, nëse e shpall të pafajshëm ai do të vazhdojë ti ndrijë rrugën karvanit të PD-së. Vetëm me këtë paradigmë ai mund të shpallet yll në ngjitje ose yll karvani.

Mirëpo kriza në të cilën jemi futur ka edhe një anë tjetër groteske. Kryeministri ynë flet nga mëngjesi në darkë pa asnjë referencë ekonomike. Nga ana tjetër kronika e jetës së përditshme në këtë vend të ofron më shumë trishtim sesa qetësi. Mjaft të shohësh se si po sillet shteti me dhjetë familje rome. Pra dhjetë familje rome ka dy vjet që nuk i sistemon dot. Njëherë i dogji, pastaj u dha ca çadra, e mandej rilejoi të dëbohen si qenë e tani ata janë në mëshirë të fatit. Avokati i Popullit detyrohet të ndërmarrë një nismë spektakolare për të mundur të sensibilizojë opinionin, e megjithatë prapë asgjë nuk ndodh. Në ekrane shfaqet n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›