Mediat italiane: Gianni de Biasi trajneri i ri i kombëtares shqiptare
ITALI- Mediat italiane raportojnë se ish trajneri i Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes Gianni De Biasi është gati të nënshkruajë me Federatën Shqiptare të Futbollit, për tu bërë trajneri i ri i ekipit kombëtar.
Lajmi raportohet nga Sportmediaset, e cila thotë se ish tekniku mes të tjerash pritet të jetë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, të cilën do ta drejtojë gjatë kualifikimit për në botërorin 2014. Nëse lajmi konfirmohet, për De Biasi, do të ishte hera e parë që zgjidhet trajner i një ekipi kombëtar.
(el.me/news24/BalkanWeb)