E Diel, 1 Nëntor 2026

Po bëhet epidemi/ Arrestohet pasi tentoi të vrasë gruan me sëpatë. Në Shijak burri ndjek gruan me pistoletë në rrugë

policia-sirenaaaPolicia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar në kushtet e flagrancës një 48 vjeçar, pasi tentoi që të vriste me sëpatë të shoqen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkozë, ndërsa i arrestuari është Bashkim Hysa, kurse e dhunuara është Vjollca Hysa.

Një ditë më parë në Shijak është arrestuar një person, që po ndiqte me pistoletë në rrugë të shoqen.

I arrestuari është Gazmend Banushi, 43 vjeç, banues në Koxhas të Shijakut.

Bashkëshortja e tij, e dhunuar barbarisht nga i shoqi, ka tentuar që të largohet fshehtas nga banesa me vajzën.

Në ndjekje me pistoletë në dorë i është vënë i shoqi.

Në polici Banushi ka deklaruar se e dhunonte të shoqen pasi ajo nuk i respektonte fisin./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›