Po bëhet rutinë që Boshi në krye të PS të kopjojë programin elektoral të Lulzim Bashës
Të gjithë janë në një mendje kur duhet të vendosin midis origjinalit dhe kopjes së një malli apo ideje. Origjinali është diçka e lëvruar mirë, e përkryer deri në detajet më të vogla, kurse kopja ose/dhe fotokopja është vetëm një imitim banal, diçka që duket ashtu por në të vërtetë fsheh mjerimin.
Këtë e kupton edhe kur dëgjon kandidatin e PS-së për Tiranën, Edi Ramën i cili klonoi dje (duke prezantuar kandidaten për minibashkinë numrin 5.) propozimet e kandidatit të Aleancës për qytetarin Lulzim Basha, për punësimit duke amplifikuar me 200 mijë të punësuar brenda 2020 në Tiranë, për kampusin Universitar, për ndërtimin shkollave të reja. E kështu me radhë plagjiatura e premtimeve të fushave sportive, të spitaleve dhe spitalit Bashkiak dhe parqet.
Mirëpo programi i Ramës është një kopje e shëmtuar e alternativës “Basha”. Është një klonim pothuajse i përsosur i pikave të propozuar nga Lulzim Basha për kryeqytetin në çeljen e fushatës. Afërmendsh kopjimi i programit elektoral tregon mungesën e ideve dhe vizionit të Ramës për Tiranë. Megjithatë, ky kopjim ka një qëllim të vetëm të pathënë, kërkon të japë idenë në publik dhe votuesve se premtimet janë të po njëjtat, se gjëra që propozohen s’kanë asnjë ndryshim midis tyre: propozon punësim Basha, punësim thotë Rama, premton parqe Basha, parqe thotë Rama, flet për shkolla të reja Basha, po flas për shkolla të reja thotë Rama. Harron se tek shkolla e mesme “Petro Nini Laurasi” tavani desh ra në kokë të nxënësve sepse abuzohej me fondet. Mungesa e programeve politike dhe mos-garantimi faktik dhe konkret i realizimit të premtimeve sjellin rritje të papërgjegjshmërisë e Ramës.
Kjo strategji e përngjasimit të programeve elektorale të fushatës do të thotë një “llogorizim” të fushatës elektorale, një ndjekje nga pas këmbë për këmbë të propozimeve të tjetrit jo vetëm me zhurmim, por edhe imitim të formës së premtimeve me pak truk, e që në thelb janë shumë të ndryshme. Madje sejmenët e Ramës ka ditë që shkruajnë në shtyp temën dhe anatemën se zgjedhjet e 8 Majit nuk do ndryshojnë absolutisht asgjë në terma të përgjithshëm të zhvillimit kushdo qoftë ai, nga kandidatët që do të fitojnë zgjedhjet. Një logjikë kjo mesjetare po të shikosh nga ruajtja e status-quo-së së drejtuesve bashkiakë të Partisë Socialiste.
Sakaq Edi Rama po kërkon të japë idenë se nga forma të kandidatët janë të së njëjtës prerje, i njëjti kallëp nëpërmjet kopjimit direkt apo indirekt të përmbajtjes së premtimeve. Me ngjashmërinë, për të mos thënë njëjtësia e premtimeve elektorale të dhjetëra ofertës politike, Rama kërkon pamundësimin e prezantimit të Bashës si alternativa të dallueshme ndaj tij.
Gjithsesi strategjia e Ramës i ka këmbët prej rëre, sepse premtimet e tij s’kanë besueshmëri sepse ka pasur gjithë kohën e perëndisë për t’i realizuar prej 11 vjetësh vitesh në krye të Bashkisë Tiranë. Defekti është i qartë: Edi Rama është në mandatin e katërt prandaj këta propozime të tij janë absurde kur mendon sesi mandati i treti në Tiranë (2007-2011) është tejet deficitar në punë dhe përfaqësim. Ai ka katër vjet që është vetëm në krye të Partisë Socialiste, dhe bashkinë e Tiranës e ka harruar si sudja simiten. Edi Rama harron se edhe shkollat që janë në Tiranë gjatë dimrin nuk kanë ngrohje, po kështu që mungojnë çerdhet për fëmijët e vegjël. Vjedhja e premtimeve s’do të thotë se Rama ka një alternativë, përkundrazi. Alternativa e tij është rruga e vetme, që është një rrugë e paasfaltuar, krejt baltë, pa ndriçim, që të fut frikën natën. Synimi i ndjekjes së kësaj rruge të vetme të Ramës është i qartë dhe i dukshëm sepse miqtë e tij që janë zhytur gjer në fyt me abuzime dhe leje ndërtimi sipas dëshirës dhe interesit të tyre të ngushtë i diktojnë qëndrimin, si rrugë të vetme, me çdo çmim në krye të PS ku nuk e heq dot që andej dhe ka vendosur të mbajë peng PS-në me një grupe shumë të vogël bllokmenësh.
Sidoqoftë Lulzim Basha do të fitojë pasi ai të paktën ka një program të mirëfilltë që po e komunikon çdo ditë qytetareve...plus që këndvështrimi i tij për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit më duket shumë interesante.