E Diel, 1 Nëntor 2026

“Po helmojnë fëmijët” – Revolta studentore, protestuesi: Kanë dalë për të drejtën e tyre, ne do t’i mbrojmë! Policia nuk duhet të jetë në krahun e kundërt

Një protestues tha se ka dalë në shesh për të mbështetur të rinjtë, të cilët janë ngritur në revoltë kundër Edi Ramës.

Në një prononcim për News24, ai theksoi se Policia duhet që të jetë në anën e popullit, dhe jo në atë të qeverisë, ndërsa shtoi se po i helmojnë fëmijët me gaz lotsjellës.

“Do t’i mbrojmë fëmijët tanë. I kemi fëmijët në protestë, sot janë fëmijët e të gjithë shqiptarëve. I bëj thirrje policisë në Tiranë dhe në rrethe kjo nuk është protestë partiake, por popullore.

Ta ndajnë mendjen sot sepse do të jetë vonë nëse janë në krahun e popullit apo në krahun e kundërt. Janë duke helmuar fëmijët, edhe ai uji është me solucion të rrezikshëm për lëkurën.

Kemi shumë frikë dhe po masakrohen. Për sa kohë ata kanë dalë për të drejtën e tyre ne do t’i mbrojmë me jetë. “, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›