E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Po-ja më e lehtë e jetës!” Blogerja e njohur merr propozimin për martesë

logerja Kristi Janku e cila njihet si vajza pas Kikiliciouss ka ndarë një lajm me ndjekësit. Krijuesja e famshme e ëmbëlsirave ka marrë propozimin për martesë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka ndarë copëza nga momenti i bukur. Kristi thotë se propozimin e ka marrë më 30 maj, për ditëlindje.

“Po-ja më e lehtë e jetës sime. Për dje, sot, nesër!”, shkruan ajo.

Në foto shihet edhe unaza e fejesës, me një rreth të mbuluar me gurë dhe gurin qendror në formë rrethore.

Dy vjet më parë, kur blogerja ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, tha se ëndërronte një dasmë të madhe dhe mund të bëhej nuse së shpejti.

“S’e kam ndarë datën, por po e diskutoj”, u shpreh ajo asokohe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›