E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uashingtoni i jep goditjen e radhës Maduros/ Shpallet nga Shtëpia e Bardhë si anëtar i një “organizate terroriste”

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar Cartel de los Soles të Venezuelës si një organizatë të huaj terroriste dhe ka emëruar edhe presidentin Nicolas Maduro si pjesë të saj. 

Sipas mediave amerikane, Departamenti i Shtetit e shtoi të hënën Cartelin e Diellit në Regjistrin Federal, duke i dhënë administratës Trump mjete shtesë për ta ndjekur penalisht. 

Cartel de los Soles i referohet një rrjeti zyrtarësh qeveritarë dhe ushtarakë në Venezuelë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës. 

Javën e kaluar, senatori Marco Rubio deklaroi se Cartel de los Soles dhe kartele të tjera në Venezuelë janë “përgjegjëse për akte terroriste në të gjithë hemisferën tonë, si edhe për trafikimin e narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”. 

Përcaktimi i një entiteti si organizatë e huaj terroriste nuk nënkupton domosdoshmërisht marrjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes theksoi se ky hap i jep “një sërë mundësish të reja” për veprim. 

Operacionet në Karaibe dhe në Oqeanin Paqësor kanë shkaktuar vdekjen e 83 personave gjatë më shumë se njëzet sulmeve ajrore kundër skafeve të shpejtë që, sipas Uashingtonit, përdoren nga trafikantët e drogës. 

“Shtimi i presionit krijon përshtypjen se një lloj sulmi mund të jetë pothuajse i menjëhershëm”, thotë zoti Trak. 

Sipas politologut Alexis Alsouru, mund të ndërmerren bombardime kundër “disa pistave të lidhura me trafikun e drogës”, larg zonave të banuara. Sipas tij, kjo do të ishte “ndërhyrja maksimale” që mund të urdhëronte Donald Trump. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›