E Diel, 1 Nëntor 2026

Po kthehej me delegacionin nga Kuba, sëmuret dhe vdes në avion zëvendës-ministri rus

Po kthehej me delegacionin nga Kuba, sëmuret dhe vdes në avion

Zv.ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë në Rusi dhe njëkohësisht Sekretari i Shtetit, Pyotr Kucherenko, ka humbur jetën gjatë një udhëtimi me avion kur po kthehej nga Kuba.

Mediet ukrainase shkruajnë se Kucherenko u sëmur në avionin me të cilin fluturoi sëbashku me antëtarët e tjerë të delegacionit rus për një udhëtim pune.

Pilotët kryen një ulje në aeroportin më të afërt, Mineralnye Vody, por mejekët nuk mund t’a shpëtonin zyrtarin. Shkaqet e vdekjes së 46-vjeçarit nuk bëhen me dije.

Pyotr Kucherenko ka shërbyer si zv.ministër që nga marsi i 2020, ai ishte i martuar me këngëtaren Diana Gurtskaya, e cila është anëtare e Dhomës Publike në Rusi.

Para Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Kucherenkoi punoi për tetë vite si kreu stafit të komitetit të Këshillit të Federatës për legjislacionin kushtetues

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›