E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Po luajnë bixhoz”, mediat britanike shpërthejnë pas emërimit të Tuchel si trajner i Anglisë

Gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajneri i Anglisë deri në vitin 2026. Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që do të drejtojë “tre Luanët” pas Eriksson dhe Capelos.

Por emërimi i një gjermani në krye të Anglisë nuk ju ka pëlqyer aspak mediave britanike, të cilat sot kanë nxjerrë gjithë vrerin e tyre.

“Një ditë e errët për Anglinë. Tre Luanët luajnë bixhoz me një GJERMAN… por Tuchel ka vetëm 18 muaj kohë për të provuar veten”, shkruhej në faqen e parë të gazetës Daily Mail.

Për 51-vjeçarin gjerman kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë një kombëtare, pas eksperiencave që ka patur në skuadra të madha të Europës si Chelsea, PSG apo dhe Bayern Munchen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›