E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po ndërtonte një objekt pa leje në lagunën e Patokut, arrestohet 42 vjeçari

Goditet një tjetër rast i ndërtimit pa leje në lagunën e Patokut.

Florian Bilaçaj është arrestuar nga policia e Kurbinit, i cili kishte nisur ndërtimin e një objekti pa leje.

42 vjeçari nga Lezha kishte blerë një lokal pranë lagunës, ndërsa ka nisur të zgjeronte aktivitetin e ndërtimit pa leje.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh i goditjes së ndërtimeve pa leje në lagunën e Patokut./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›