Ra në lavatriçen e inerteve në lumin Mat, humb jetën në spital 61 vjeçari

Një 61 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në fshatin Skuraj. Fatmir Haxhiu ka rënë të premten në pjesët e lavatriçes së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda.
Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën. Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i lavatriçes së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.
Sakaq, policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj lavatriçeje të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat./abcnews.al