“Po protestoj edhe për fëmijët tuaj”- E reja e revoltuar me uniformat blu: Turp t’ju vijë! Hiqni maskat dhe bashkohuni me ne
Një vajzë e re, pjesëmarrëse në protestën studentore është shfaqur e revoltuar përballë uniformave blu, duke i kërkuar atyrë që të heqin uniformën dhe ti bashkohen demonstratave.
Përballë tyre, ajo deklaroi se po i mbysin me gaz lotsjellës, ndërsa i tha atyre se po sillen në mënyrë jo dinjitoze.
Protestuesja me tone të larta deklaroi se nuk po protestën vetëm për veten e saj, por edhe për fëmijët e policëve.
“Do na çoni në nivelin zëro. Ca do bëni ju, pse nuk flisni, apo nuk ju lënë maskat. Nuk po hedhim ne gaz, ju po na helmoni. Ju pëlqen ajo uniformë, disa janë civila. Na sulmoni si kafshë. Na trajtoni si kafshë. Jemi njerëz, kemi familje. Kemi familje që shumica punojnë jashtë për ne. Turp t’ju vijë. A keni fëmijë a skeni fëmijë. Nga kush keni frikë, nga mua?! Unë jam femër. Hiqni maskat dhe bashkohuni me ne. Trup t’ju vijë. Jam fëmija juaj në moshë, jam motra juaj. Jam femër, sot po flas edhe për fëmijët tuaj. Trup t’ju vijë”, iu drejtua protestuesja uniformave blu.