“Mos u joshni nga 2500 euro”- Humanizmi i të rinjve në protestë, i ofrojnë ushqim uniformave blu
Një gjest humanizmi është shënuar gjatë protestës së të rinjve para ministrise se Arsimit, ku disa prej protestuesve u kanë ofruar ushqim efektivëve të Policisë.

Të rinjtë kanë zgjedhur të përcjellin një mesazh që shkon përtej kundërshtive mes protestuesve dhe uniformave blu.
“Mos u joshni nga 2500 euro”, i thote i riu efektivëve teksa i ofron ushqimin, duke pasur parasysh deklaraten e kreut te qeverise, i cili tha se do ti jape 2500 euro per ata qe jane ne vijen e pare te protestave.