E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izolimit po i ndryshon vetem ngjyra

Dritero Agolli - shkrimtar
Nuk do te jete nje ligj i mire qe ndihmon ne perhapjen e librit ne Shqiperi. Libri, edhe keshtu, pa keto ligje, ka veshtiresi shume te medha, jo vetem nga niveli i ulet ekonomik, por edhe nga shtimi i mjeteve te tjera, te shtypura e te pashtypura. Ky ligj e mbingarkon, dhe nuk e le te levize librin. Eshte si ai kamioni, te cilit i shfryhen gomat, e mbetet ne rruge. Nese shteti nuk i therret mendjes, atehere edhe ata breza qe do vijne, nuk do te mendojne edhe aq mire per kete shtet te ketyre diteve. I kthehemi serish nje izolimi, qe me pare e kishim per arsye ideologjike, e tani e kemi per arsye ekonomike. Izolimit thjesht i ka ndryshuar ngjyra!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›