E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Po punonin tokën, shpërthen granata e vjetër, 3 të plagosur në Librazhd

3 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një granatë të vjetër në fshatin Kakavec të Librazhdit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e 19 marsit, ku 3 personat po punonin tokën me bel kur kanë goditur një granatë të vjetër. Nga shpërthimi personat janë lënduar në pjesën e këmbëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur mbetën O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B. Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e dy grave të plagosura, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›