Po shiten biletat flakë, për të shikuar Barcën

Skuadra nga liga e dytë spanjolle, Cordoba është një nga skuadrat më me(pa)fat, pasi që do të luaj ndaj Barcelonës në kupë.
Pafatësia e tyre është se eliminimi për ta është diçka thuajse e kryer, ndërsa fati i tyre ka të bëjë në mbledhjen e të hollave. Inetresimi për të shikuar ndeshjen ndaj Barcelonës thuhet të jetë rekord që nga themelimi i skuadrës, ndërsa stadiumi i tyre pritet të jetë me më shumë shikues ndojherë.
Por për këtë ndeshje skuadra ka rritur shumë çmimin e hyrjes në stadium. 25, 40, 70, 100, 150 deri në 250 euro është duke u shitur një biletë për të parë Barcelonën. As çmimi i lartë nuk po i pengon shikuesit që të blejnë bileta për këtë ndeshje, të cilat thuajse janë shitur krejt me të dalur në treg./indeksonline