Rivalizojnë me fore, Fergie VS Mancini

Vazhdojnë deklaratat kundërthënëse mes Sir Alex Ferguson dhe Roberto Mancinit para derbit lokal të Manchesterit. Dy trajnerët e skuadrave pretendente për titull kanë rivalizuar njëri tjetrin me deklarata ironike.
”Po të kishim fituar ne penalltitë që i ka fituar City këtë edicion, me siguri se do të kishim një hetim në parlament. Por nuk do të protestojmë” deklaroi Ferguson.
Fergie poashtu tha se City është pa motiv pas rënies nga garat evropiane.
”Ferguson titullin e parë në Ligën e Kampionëve e fitoj pas 14 viteve punë si trajner. Kështu që mua më mbeten edhe 12 vite kohë për të bërë këtë gjë me Cityn” deklaroi Mancini./Indeksonline/