E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po sikur tё mos fitoj konkursin?

Familjet nё asnjё mёnyrё nuk duhet ta vlerёsojnё konkursin qё fёmijёt e tyre mund tё futen pёr tё hyrё nё ndonjё shkollё apo universitet, si njё ngjarje vendimtare pёr gjithka. Gjithashtu duhet tё ndikohet edhe tek fёmijёt qё tё mos e shikojnё atё nё kёtё mёnyrё. Nёse ju ndiheni tё qetё, edhe fёmija juaj do tё jetё i tillё. Kёshtu, nё gjatё kohёs sё konkursit apo gjatё pёrgatitjes pёr tё, fёmijёt duhet tё jenё tё qetё e tё qeshur dhe duhet tu thuhen gjёra tё tilla qё mbjanё lart gjendjen e tyre shpirtёrore. Nё asnjё mёnyrё nuk duhet tё komentoni rezultatet e mundshme tё konkursit. Komentet negative ndikojnё negativisht; komentet pozitive e ojnё fёmijёn drejt njё pritjeje tё caktuar dhe mund tё ndikojё nё psikologjinё e tij.

* Nxёnёsit gjatё kohёs sё provimeve ndikohen nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё nga sjelljet e prindёrve. Pёr kёtё arsye, duhet tё jeni sa mё tё tolerant dhe duhet tё pёrpiqeni ti kuptoni ata dhe tI bindni pёr kёtё.

* Mos vini kushte qё mund tё shkaktojnё presion tek fёmija juaj.

* Nuk duhet nё asnjё mёnyrё qё dashurinё tuaj ndaj fёmijёs, ta lidhni me rezultatet qё ai merr nga provimi.

* Ndihmoni fёmijёn tuaj qё tu jap fund paqartёsive qё ka. Nёse ka njё konkurs pёr diku, dёrgojeni qё tё shikojё ambientin ku do tё futet.

* Fёmija duhet tё jetё i pёrgatitur para konkursit me tё gjitha mjetet e nevojshme. Ndihmojeni pёr kёtё.

* Lini fёmijёn tuaj tё vendos qё mё parё pёr veshjen qё do tё ketё nё ditёn e konkursit dhe pёrgatitjani atё qё mё parё.

* Nё ditёn e provimit, zgjojeni fёmijёn tuaj nё kohёn e duhur. Nёse dёshiron dhe nёse ёshtё mot i mirё, atёherё sugjerojini tё bёjё njё dush me ujё tё nxehtё.

* Bindeni me do mёnyrё qё tё hajё mёngjes; Por ushqimet qё ha, duhet tё jenё sa mё tё lehta.

* Shoqёrojeni fёmijёn tuaj deri nё ndёrtesёn ku do tё zhvillohet provimi. Pёr kёtё, duhet tё kihet kujdes trafiku nё qytetet e mёdha, vonesat e tё cilit mund tё shkaktojnё stres tek fёmija.

* Nё fund, mund ti luteni Zotit pёr suksesin e fёmijёs tuaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›