E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po sikur te mos cmendej Dritan Prifti

Qysh ne krye deshiroj te mirekuptohem per perdorimin e epitetit i cmendur. E kam vendour ne thonjeza per te treguar se nuk jam duke e perdorur ne kuptimin e marrezise por ne kuptimin e guximit te deputetit Dritan Prifti per te denoncuar ne Prokurori nje prej dosjeve me te medha te korrupsionit kapilar ne Shqiperine e viteve te fundit ate te mashtrimit dhe vjedhjes me naften Virgjinia.


Nuk eshte denoncimi i pare i ketij deputeti ish- minister. Dhe sic ka paralajmeruar vete publikiksht as i fundit. Denoncimet e zotit Prifti kane disa vecori qe meritojne te nenvizohen. Se pari jane denoncime te depozituara me emer dhe mbiemer ne institucionin e akuzes qe eshte Prokuroria . Se dyti jane denoncime konkrete te mbeshtetura ne provat qe ka mundur te siguroje gjate ushtrimit te detyres.


Se treti jane denoncime per ceshtje me interes publik te gjere. Se katerti jane denoncime qe kane ne fokus lidhjet e krimit me politiken dhe anasjelltas lidhjet e politikes me krimin. Pra jane denoncime te nje shkalle shume te larte rreziku per veten dhe devocioni per shoqerine.


Deri edhe Makiaveli qe eshte Makiavel thoshte se akuzat e zyrtarizuara i bejne mire shoqerise. Qofte kur hidhen poshte qofte kur provohen. Nderkohe qe akuzat dhe trillimet na hava per te bere zhurme per te perbaltur kundershtarin apo per te legjitimuar nje gjendje xhungle e shkaterrojne nje shoqeri.


Dritan Prifti ka zgjedhur Prokurorine ka zgjedhur te paraqitet atje me emer dhe mbiemer ka zgjedhur tu dale zot denoncimeve te veta. Kaq do te mjaftonte per te folur per nje qasje politike te pazakonshme te perballjes se nje politikani me korrupsionin me abuzimet dhe krimin ne vendin e tij.


Qasja e Prifit kontraston thelle me kulturen politike mafioze te hedhjes se akuzuave tribune me tribune pa i derguar kurre per hetim dhe ballafaqim ne organin e ngarkuar me ligj per te hetuar.


Hetimet e deritanishme te prokurorise dhe vendimet e gjykates per masen e arrestit ndaj personave te akuzuar tregojne se ne rastin e naftes Virgjinia ish- ministri Dritan Prifiti ka denoncuar nje vjedhje kolosale qe i ka sjelle deme te medha buxhetit te shtetit dhe perdoruesve te automjeteve.


Publiku ka mesuar se kompanite nen akzue e merrnin naften bruto nga Armo benin sikur e eksportonin me levizje false dokumentash e anijesh pastaj ua shisnin qytetareve shqiptare si nafte te mire ne pikat e tregtimit te karburanteve.


Merrnin edhe kompensimin e takses se vleres se shtuar nga shteti gjoja si ekportues. Ketyre po qe u pillte gjeli. Keta po qe na kane shitur per shume kohe sapunin per djathe. Gjykata duhet te vendose a duhet te kthehet ne buxhetin e shtetit kjo takse e rimbusuar false.


Nje prej ndjesive qe te krijon ky megamashtrim dhe megakorrupsion eshte pak a shume ajo qe provon njeriu pasi ka kaluar pa e ditur pertej nje rreziku te madh qe zbulohet nga nje rrethane e rastit.


Pse dridherohemi ne bregun e nje ure qe shembet pasi kemi kaluar mbi te Pse reqethemi kur shohim shperthimin e nje mine ne fushen ku kemi kaluar me pare shte para se gjithash ndjenja e pasigurise qe na pushton.


Rreziku i zbuluar nga nje rrethane e rastit nuk eshte kurre nje rrezik i kaluar i lene prapa. Ai rrezik pergjon ne cdo hap te jetes sone. Kjo eshte ndjesia e megakorrupsionit te Virgjinias. Ky mashtrim nuk mund te fshihej si gjilpera ne kashte.


Nuk mund te ndodhte pa perfshirjen dhe dijenine e nje numri te madh njerezish. Nuk mund te realizohej pa vullnetin dhe miratimin e heshtur te Inspektoriatit te Karburanteve te struktures se krimit ekonomik ne policine e shtetit te drejtorise se Doganave dhe Tatim-Taksave...


Jane nje ushtri me zyrtare dhe nepunes qe taksapaguesit shqiptare i paguajne per te kontrolluar cilesine e karburanteve per te penguar vjedhjet dhe korrupsionin me karburantet per te taksuar karburantet per te mbrojtur konsumatoret...E te tjera e te tjera.


Si eshte e mundur qe nuk eshte ndjere kush qe kane kapitulluar te gjithe qe kane bere sikur nuk po shohin e nuk po kuptojne qe jane frikesuar qe jane korruptuar Kjo qe ka ndodhur eshte shprehje e degradimit te skajshem te sherbimit publik dhe e nje tehujezimi te skajshem te nepunesve apo zyrtareve te shtetit me shtetin e tyre.


Te duket se askush nuk ben detyren dhe te gjithe kane veten nje hall si te marrin rrogen dhe ndonje perfitim shtese pa per sherbimin publik kush po pyet me. Ne fakt kjo eshte pasoja qe prodhon vendosja e shtetit politik mbi shtetin ligjor vendosja e interesave te nje klani qeveritar mbi interesat e publikut te gjere. Hipokrizi ne nje ane korrupsion dhe abuzime ne anen tjeter.


Kur zoti Prifti publikoi per here te pare denoncimet e tij per naften Virgjinia drejtori i Pergjithshem i Doganave e mohoi faqe gjithe botes. Drejtues te tjere te institucioneve te kapura folen per cmendurine e Dritanit. Por jo ne kuptimin qe po flas une ne kete shkrim.


Sot te gjithe ne pyesim Si do ta merrnim vesh kete qe ka ndodhur me naften Virgjinia po te mos cmendej Dritani Deputeti Dritan Prifti mund ta kishte mbajtur per vete informacionin qe depozitoi ne Prokurori dhe publiku nuk do ta kishte marre vesh se ai e kishte ate informacion.


Une nuk jam i interesuar te mesoj apo te zhbiroj ne motivet qe e shtyne kete deputet ti drejtohej prokurorise dhe publikut per naften Virgjinia per vidion Meta e tjere. Si ish minister si deputet dhe si qytetar ai ka permbushur nje detyre ka kryer nje sherbim.


Puritanistet e shtirur apo edhe te pashtirur jane te prirur ta zvogelojne aktin e tij duke nenvizuar faktin se prokuropria po e heton edhe ate vete per pjesemarrje ne korrupsion pasiv. shte e vertete. Dritan Prifti duhet te hetohet edhe per deklarimin e pasurise nese nuk eshte hetuar ende nga Inspektorati perkates.


E verteta eshte se ai ka hyre ne kete beteje duke dale hapur ne fushen e perballjeve me ligjin me politiken me kundershtaret. Tani eshte edhe pa imunitet. Nuk mund ta di a do te dale gje kunder tij apo jo.


Edhe po ti dale ndonje gje problemi se kush duhet ti denoncoje abuzimet korrupsionin apo krimet eshte plotesisht pa kuptim. Kushdo duhet ti denoncoje. Ne nuk jemi nje shoqeri engjejsh. Engjejt po te ekzistojne nuk mund ta luftojne korrupsionin per nje arsye praktike. Ata nuk kane akses ne sistemin e mbyllur te krimit dhe jane te fundit qe marrin vesh ndonje gje.


Prandaj qeverite dhe parlamentet e angazhuara serjozisht ne luften kunder korrupsionit mafias dhe krimit te organizuar kane shkuar deri te statusi i te penduarve per bashkepunetoret ne kete lufte. Qe do te thote se denoncimet kunder se keqes jane te mirepritura edhe kur behen nga ata qe kane bere vete keq.


Duke thene keto eshte e detyrueshme nga ana ime te perseris se Dritan Prifti edhe pse nen hetim nuk eshte i denuar por eshte nje deputet i Kuvendit te Shqiperise qe ka hapur ne nivel institucional si akush tjeter para tij nje beteje me korrupsionin dhe kapjen e shtetit. shte i cmendur shte i keq. Nuk me intereson. Di te them se guximtare te tille e bejne me te paster vendin dhe me te respektuart ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›