E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE Shqiptaret vjedhin 18 te energjise elektrike

Dy te pestat e energjise qe hidhet ne rrjet vidhet. Humbjet e energjise elektrike vijojne te mbeten nje problem qe nuk po gjen zgjidhje edhe pas privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes. Ne total kompania CEZ Shperndarja nuk paguhet per rreth 30 per qind te energjise elektrike qe sherben nderkohe qe 18 per qind e saj vidhet nga konsumatoret me metoda te ndryshme ndersa pjesa tjeter rreth 15.2 per qind e totalit te humbjeve ka te beje kryesisht me amortizimin e rrjetit.

Raporti
Perpos ketyre treguesve nga viti ne vit eshte verejtur nje ulje e ndjeshme e humbjeve per shkak te investimeve ne rrjet apo shtimit te arketimeve. Sipas te dhenave te publikuara dje nga kreu i Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta deri ne fund te vitit 2010 CEZ Shperndarja raporton se ka ulur humbjet deri ne 30.38 per qind nderkohe qe deri ne fund te 2011-s ato duhet te ulen edhe me tej duke shkuar ne 27.9 per qind. Gjithsesi keto tregues shihen si te pamjaftueshem nga ERE ndersa kreu i saj nuk ka kursyer kritikat publike ndaj kompanise se shperndarjes.

Eficenca e ulet ne konsumin e energjise elektrike vjen si pasoje e nje menaxhimi ende cilesisht te pamjaftueshem te sektorit te shperndarjes. Privatizimi i OSSH-se deri tani nuk ka reflektuar akoma ndonje kthese te ndjeshme ne mire menaxhim - citohet ne raportin e ERE-s per vitin 2010 i dorezuar tashme ne Kuvend.



Konsumi
Pjesa derrmuese e familjeve shqiptare rreth 80 per qind e tyre konsumojne mesatarisht me pak se 300 kilovat/ore energji elektrike ne muaj. Kjo eshte e dhene zyrtare e ERE-s e cila tregon edhe nje here ndikimin qe ka rritja e cmimit tek xhepat e konsumatoreve familjare. Madje rreth 48 per qind e konsumatoreve ku pjesa me e madhe jane familjare harxhojne mesatarisht me pak se 100 kilovat/ore energji elektrike duke bere keshtu me teper te nevojshme riskedulimin e fashave mbrojtese ne varesi te konsumit mesatar ne varesi te stines apo edhe sasise se konsumit.

Nderkohe familjaret jane konsumatoret me te medhenj te energjise qe hidhet ne rrjet. mesohet se rreth 55 per qind e saj konsumohet nga abonentet familjare ndersa 41 per qind e saj nga bizneset private. Pjesa tjeter konsumohet nga institucionet shteterore. Keto tregues sipas ERE-s raportojne per nje nivel te ulet te industrializimit te ekonomise shqiptare.


Nafta virgin Financat Katerfishuam te ardhurat nga karburantet
Publikimi i skandalit me naften virgin si dhe akuzat per subvencionimin e TVSH-se ndaj kompanive te karburantit ka bere te reagoje edhe Ministrine e Financave. Ne nje deklarate per shtyp ministria mohon akuzat e hedhura deri me tani ndaj saj duke theksuar se gjate viteve te fundit organet tatimore dhe doganore kane katerfishuar te ardhurat nga taksimi i karburanteve. Te ardhurat nga taksimi i karburanteve jane katerfishuar. Nje tjeter element qe ka sjelle keto rezultate eshte vendosja e rregullave ne tregun e brendshem te karburanteve ku nafta virgin qe eshte tregtuar lirshem gjate qeverisjes socialiste tashme eshte vendosur nen kontrollin e administrates fiskale - thekson Ministria ne reagimin e saj.
Ministria e Financave ka qene nje nder institucionet me te akuzuara per shkak te skandalit me naften virgin nga i cili disa kompani te tregtimit te naftes kane perfituar miliona euro me nepermjet abuzimit. Duke bere dokumentet sikur nafta eksportohej kompanite perfitonin edhe nga kthimi i TVSH-se sic behet ne rastet e mallrave te eksportit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›