E Diel, 1 Nëntor 2026

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi u kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Arrestimet u kryen në kuadër të dy fazave të tjera të operacionit policor të koduar “Aksi”.

Gjatë fazës “Aksi 4” u arrestua në flagrancë 23-vjeçari L. L., banues në Shkozet, ndërsa në fazën “Aksi 5” u arrestua 20-vjeçari E. M., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›