Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Border”.
Ky shtetas, u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Sarandë-Qeparo”, duke transportuar 5 emigrantë iranianë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Ndërkaq, dy persona të tjerë, vëllezër, u arrestuan pasi lëviznin me automjet tjetër, përpara automjetit që drejtonte 24-vjeçari, për të shmangur kontrollet e Policisë./abcnews.al