Po transportonte ilegalisht emigrante drejt Malit të Zi, arrestohet në Rrogozhinë i riu

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi po transportonte disa emigrantë ilegal drejt Malit të Zi. I riu u ndalu në Rrogozhinë në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku në mjetin e tij tip “Benz” po transportonte 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Në pranga, gjatë operacionit të koduar “Illegal”, përfundoi Endri Bregaj, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
/rtsh.al/