Po vije ‘Diktatori’

Pas filmave të suksesshëm “Ali G”, “Indahouse”, “Borat” dhe “Brüno” Sacha Baron Cohen rikthehet edhe me një film tjetër. Tashmë janë publikuar pamjet e para të filmit të tij të fundit, “The Dictator”.
Shtëpia filmike Paramount Pictures ka publikuar tashmë pamjet e para të filmit të ri të aktorit Sacha Baron Cohen, “The Dictator”.
Përveç Cohen në film luajnë edhe aktorët si Anna Faris, Ben Kingsley, Megan Fox, John C. Reilly, etj.
Është ky një tregim ironik për një diktator (gjeneral admiralin Alladeen) që e rrezikon jetën për t’u siguruar që demokracia kurrë nuk do të arrijë të mbretërojë në vendin e tij...
Regjinë e filmit po e bënë Larry Charles, i cili ka bërë edhe regjinë e dy filmave të mëparshëm të Cohen, “Borat” dhe “Bruno”, por edhe të filmit “Curb Your Enthusiasm”.