E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski, 3-4 javë jashtë fushës

Koln ka njoftuar se sulmuesi Lukas Podolski do të qëndroj jashtë fushës për tri deri në katër javë për shkak të një lëndimi në këmbë.

Klubi nga Bundesliga ka bërë të ditur të dielën se Podolski ka qarë një rendon në shputën e këmbës së majtë gjatë humbjes 4-1 në shtëpi nga Schalke. 26 vjeçari më herët kishte pësuar një dëmtim të ngjashëm. P

odolski është duke kaluar sezonin e tij më të mirë dhe ka realizuar 15 nga 28 golat e Kolnit në Bundesligë. Trajneri Stale Solbakken ka pranuar se mungesa e Podolskit është goditje e rëndë për Kolnin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›