E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk dorëzohet kurrë

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka insistuar se skuadra e tij nuk do të dorëzohet në garë për titull në La Liga.

Gjiganti katalan gjendet në situatë të vështirë për të mbrojtur kurorën e saj në ligë pas barazimit pa gola në Villarreal të shtunën që i la ata shtatë pikë prapa liderit Real Madrid që fitoi 3-1 ndaj Real Zaragozas.

Por, Messi insiston se asgjë s’ka marrë fund. “Barcelona nuk dorëzohet kurrë. Pjesa e dytë e sezonit sapo ka filluar, ka edhe shumë deri në fund. Ka edhe shumë pikë për të kërkuar. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Copa del Rey kundër Valencias pasi duam të kalojmë në finale” tha Messi pas ndeshjes.

“Kundër Villarrealit krijuam shumë raste por nuk arritëm të shënojmë gol” shtoi ai. Disa futbollistë të Barcelonës janë ankuar në standardin e referimit në ndeshjet e fundit dhe Messi pranoi se nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga Teixeira Vitienes në El Madrigal.

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por nganjëherë ata janë arrogant dhe ju kërcënojnë me ndëshkim në gjërat më të vogla” përfundoi Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›