Podolski: Dua të largohem në janar
Sulmuesi i Bayern Munichut, Lukas Podolski, ka njoftuar se dëshiron të largohet nga klubi gjerman në afatin kalimtar të janarit. Podolski qe një kohë të gjatë nuk është i kënaqur me minutazhin që ia jep trajneri Jurgen Klinsman dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai dëshiron të largohet nga Allianz Arena. "Unë e kam sjellë vendimin tim: Dua të largohem nga Bayerni në afatin kalimtar të janarit! Tashmë i kam njoftuar drejtuesit e klubit për këtë gjë", ka thënë sulmuesi gjerman për "Bild".