E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina do të presë nesër Lionin për të provuar kalimin e grupit F

Firence (Start)- Fiorentina do të presë nesër Lionin për neshjen e radhës, në grupin F për Ligën e Kampioneve. Ndeshja e parë dhe e vetme për këto dy skuadra ishte ajo e fazës së parë, e cila përfundoi në barazim 2-2 në Lion.

Fiorentina ka një bilanc pozitiv në përballjet me skuadrat franceze. Nga 11 ndeshje të luajtura, vjollcët kanë fituar 4 prej tyre, 5 janë mbyllur në barazim, dhe ka humbur vetëm dy ndeshje.

Lioni ka luajtur 15 ndeshje me skuadrat italiane, ka fituar vetëm 5, dhe në ndeshjet e tjera, ose ka humbur, ose është ndarë në barazim. Lioni ndeshjen e fundit me një skuadër italiane e ka zhvilluar në sezonin 2002/2003 për Ligën e Kampioneve, ku mundte Interin në “San Siro“ 2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›