E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski tallet me "vdekjen" e Van Persiet

Ylli i Arsenalit, Lukas Podolski është tallur me deklaratën e Alex Ferguson pas ndeshjes me Swansean, ku tha se ndërhyrja e Williams ndaj Van Persiet mund ta kishte vrarë atë.

Podolski ka publikuar një foto në "Twitter" pranë statujës së mbrojtësit të Swanseas, Ashley Williams ku edhe ka shkruar emrin e tij dhe një përshkrimin e tij.

"Njeriu që gjithmonë vret" e cilësoi me ironi Podolski mbrojtësin që u përfshi në polemika me Van Persien./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›