Podrimja dhe Ahmeti ne Naten e Poeteve ne Berlin

Mimoza Ahmeti ishte e para qe e hapi mbremjen e fundit te poeteve Poetry Night V ne kuader te festivalit nderkombetar te letersise ne Berlin. Poetja shqiptare 46-vjecare lexoi disa nga poezite e saj me te njohura nder to dhe poemen e gjate kushtuar ish-perkthyesit shqiptar Jusuf Vrioni. Publiku e priti me duartrokitje. Mua sidomos me pelqeu gjuha e Mimoza Ahmetit peizazhet esaj ishin shume te forta. Gjuha ishte shume emocionuese e mrekullueshme i tha Deutsche Welle-s njera nga spektatoret ne perfundim te mbremjes.
Nata e peste e Poeteve vazhdoi me nje Louis-Philippe Dalembert nga Haiti dhe Gintaras Grajauskas nga Letonia per te perfunduar serish me nje shqiptar Ali Podrimjen. Ky e ftoi publikun e mbledhur ne sallen mbi 150 vjecare te Deutsches Theater ne nje udhetim biblik te popullit te vet udhetim qe ka filluar pikerisht ne qytetin historik te Berlinit. Te gjitha poezite jane krijuar brenda nje elipticizmi te skajshem tha Podrimja. E publiku e kuptoi mesazhin dhe i dhuroi poetit 68-vjecar edhe duartrokitjet me te gjata.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mimoza Ahmeti lexon disa nga poezite e saj te njohura.
Poezite ishin te mbyllura secila me vete dhe kishin shume simbole brenda. Shume simbole te cilat une i njoh nepermjet historive dhe tregimeve dhe me te cilat edhe buzeqesh pak me vete kur i degjoj sepse ato kane gjithmone nje asociacion me nje popull te caktuar si per shembull ujku por gjithsesi shume te fuqishme tha njera nga te pranishmet.
Gati nje e treta e publikut perbehej nga shqiptare te diaspores qe e kishin shenuar prej kohesh kete date ne kalendarin e tyre si per shembull fotografja nga Tetova Mimoza Veliu. Jam shume e lumtur sidomos qe arrita te perjetoj nga afer Mimoza Ahmetin veprat e se ciles i kemi pasur si himne gjate gjithe kohes se rinise. Rasti i nje takimi personal me nje autore kaq te madhe shqiptare eshte shume i vecante dhe shume emocionues i tha Veliu Deutsche Welle-s.
Ahmeti dhe Podrimja dy ikona te poezise shqipe qe gezuan nderimin jo vetem te artdashesve por edhe te dy ambasadoreve te vendeve te veta ne Berlin atij te Shqiperise Valter Ibrahimi dhe atij kosovar Vilson Mirdita.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Aida Cama