E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula rikthehet me perralle

22/09/2010Premiere absolute

Eshte nje perralle dhe ajo eshte princesha qe kthehet ne vendlindje. Sezoni i ri artistik ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit do te sjelle ne nje rikthim te plote pas 20 vitesh nje nga emrat me te njohur te skenes muzikore sopranon me fame boterore Inva Mula. Perrallat e Hoffmanit opera fantastike ne tre akte me muzike nga Jacques Offenbach dhe libret te Jules Barbier Pierre Barbier do te vije premiere absolute me 13 5 dhe 7 tetor.

Eshte nje dhurate qe Diva shqiptare na ben duke na dhuruar realizimin saj te pare te tre roleve komplekse. Sipas drejtorit te TKOB kjo dhurate eshte jo vetem nje akt rikthimi total ne skenen meme te nje karriere te paimagjinueshme dhe marramendese nderkombetare por dhe vleresim e shenje konsiderate per Teatrin tone dhe te saj ku sic do te deshmoje me siguri Perrallat e Hofmanit nuk eshte me perralle te besosh se realisht mund te kthehesh tek ne jo vetem per respektin dhe dashurine amtare por dhe per te ndjere predispoziten e gjithe atyre trupe e publik qe stimulojne arritje siperore.

Perrallat e Hofmanit nje titull qe vjen disi cuditshem ne nje bote te mbushur me tinguj melodramatike ku sa thua Opera franceze te bllokon shpejt nje Karmen apo Faust a dicka tjeter po kaq e perdorur ne repertoret korente te teatrove muzikore.

Me pas zbulimi vijon shume dimensionesh. Se pari ne kompleksitetin e permbajtjes se nje vepre unike te shtrire ne nje subjekt tre epokash te jetes dashurore te njeriut. Olimpia qe misheron ne objekt dashurine juvenile te paster e te mbyllur brenda nje kukulle bionde me sy zmalti. Antoniam figure e dashurise te pjekur dhe te thelle e bazuar ne nje marredhenie ciftore te projektuar ne ardhmerine e jetes por qe dermohet nga fati dhe shume fatkeqesi qe pasojne semundjen ambiciet dhe dredhite deri ne vdekje.

Xhuljeta eshte personazh i zhvilluar cuditshem qe imponohet disi me vonese. Linjat e saj sensuale dhe te zjarrta kromatizmi i endur ne nje tesiture qe nuk lene asgje manget deri sa te con drejt nje ekstaze dashurore qe ka gjetur per simbol universal festimet veneciane.

Nese prologu dhe epilogu duken te frymezuara nga nje Faust te tre aktet e operes shkaperdridhen ne tre tipa te tjera operistike si buffa ajo me teme jetesore si Gjahtari i lire dhe Anija fantazme deri tek Grand opera romantike.

Pergatitesh te gjesh triptikun e tre perrallave rreth personazhit Hofman dhe zbulon nje univers personazhesh te ndryshem qe kalojne ngjiten dhe ngjizen brenda aktit a brenda akteve. Gjithsej mbi njezet kryesore sekondare a te vegjel vertiten ne hapesiren skenike te vepres.

Emra qe kane dicka tingelluese te vecante sic eshte dhe muzika qe i mbruan si Niklos Lindorf Kopelius Dapertuto Spalancani Shlemil etj.

Zbulesa e operes eshte uniteti i krijuar si univers ne tre episode te vecanta qe mbarojne vecmas dhe vijojne ne vazhdimesi njeherazi. Absurdi duket i kudondodhur ne perrallat....

Me regjisor Stephane Roche skenografi nga Nicolas de LAJARTRE kostumet nga Sartoria Arrigo Milano dirigjent kori Dritan Lumshi as. Dirigjent Deniola Kuraja Mjeshter Koncertues dhe Dirigjent Orkestre Andre Bernard pervec Mules ne kete premiere jane ftuar edhe Luca Lombardo Nicolas Cavalier Niki Chaziraki e Manrico Tedeschi. Interpretojne edhe solistet Vikena Kamenica Armando Likaj Emiliana Palushaj Eriona Gjyzeli Sidrit Bejleri Dorina Selimaj Erlind Zeraliu Gilmond Miftari Roel Llupo Genc Vozga Denis Skura Solen Alla Luan Sula Sofika Kola te shoqeruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i T.K.O.B-it.

B. Goce

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›