Poeti grek Janis Risos degjohet ne gjuhen shqipe

Ne cdo aspekt te jetes dhe vecanerisht ne fushen e artit takimi me suksesin presupozonsfiden. Kete bene nje regjisore e re greke Eleni Angjellopullu dhe nje aktor i ri i imigracionit shqiptar Enkel Fejzollari. U perballen me sfiden bile te dyfishte. Guxuan dhe ngjiten ne skene ne formen e nje monologu teatral poemen meditative Dritarja te poetit te perbotshem grek Janis Ricos dhe bile ne gjuhen shqipe per publikun grek. Dhe u perligjen plotesisht me ate qe jetuan se bashku me pektatoret per 35 minuta por dhe ne fund te premieres ne Skenen B te Teatrit Hora duke uruar qe e njejta gje te perseritej dhe ne pjesen e dyte te shfaqjes me monologun tjeter teatral ne persisht ku lindja do te takonte perendimin te poezise tjeter te Ricos Kur vjen i huaji.
Publiku shperthen ne duartrokitje dhe ovacione per ate bote te madhe qeme interpretim virtuoz dhe nje ekspresivitet te jashtezakonshem sic e kerkon universi i koloritit letrar dhe i botes se trazuar dhe plot tallaze sociale te poetit te majte Enkel Fejzollari shpalosi permes dritares se hapur qe mbante ne duar i ulur mbi nje senduk qe me ngritjen e siparit.
I ulur nje pasdite perpara kesaj dritareje dhe duke iu drejtuar mikut te tij te vjeter qe ri i heshtur ne krahe te tij ai flet per njerezit dhe jeten qe rrjedh aty jashte per qiellin dhe henen por edhe per veten e tij per universin e vogel te shoqerise por edhe universin e madh te shpirtit ashtu sic dinte te fliste poeti i Mehallave te botes i perkthyer dhe ne gjuhen shqipe.
Fejzollari fillon me nje mesim te shkurter te gjuhes shqipe permes te cilit spektatori ftohet te kuptoje se cdo te thote teater poezi jete. Me sfond muzikor kenge te kengetares se madhe Vace Zela qe per nje moment ngre peshe sallen e vogel te teatrit Fejzollari reciton kendon vallezon futet mes pektatoreve dhe u jep mikrofonin behet nje me ta duke e kthyer monologun ne dalog.
Nuk ishte pra nje monolog teatral
Jo ishte nje gje e gjalle. Kete ia dedikojme mjeshterise se aktorit thote Andreas Staikos qe nxiton ta pergezoje nga te paret. Regji shume e mire aktor shume i fuqishem Enkel. Megjithese ishte ne shqip na sugjestionoi pa ditur gjuhen thote Bianka Nikolarezi. Vertet si tingelloi Ricos ne veshet e bashkatdhetareve te tij ne gjuhen shqipe Si poetet qe kane muziken e gjithe botes. Nuk e njoh shqipen. Por besoj se perkthimi ka qene i shkelqyer thote Andreas. Kur vajta dhe pashe proven gjenerale mbeta e mahnitur. U binda sa te drejte kishte Eleni kur me tha se do ta bejme pa titra pa nentituj ne gjuhen greke thote edhe Efi Ikonomopullu e ema e regjisores duke na zbuluar keshtu se Ricosi ne shqip ishte bere fillimisht ceshtje familjare e familjes se kineastit me fame nderkombetare Theodhoros Angjellopullos.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Enkel Fejzollari
Tekstin nuk e kuptoja
Tekstin nuk e kuptoja. Por ekzistonte ajo qe eshte esenciale shpirti pra talenti dhe perkushtimi i aktorit por edhe i regjisores qe krijonin magjine e teatrit. Se teatri eshte magji. Sado skena te medha dhe efe speciale te kesh esenca e teatrit eshte aktori thote regjisori i njohur i kinemase Jorgos Kantakuzinos qe per te shprehur befasimin e tij nga shfaqja nuk nguron te thote se kisha kohe qe teatri me vinte ne gjume.
Vete Enkel Fejzollari qe pranon me nje modesti te admirueshme pergezimet e spektatoreve duket i perlumturuar nga rezultati. shte e pabesueshme. Fjalet e Ricos flasin direkt ne zemren e publikut grek ne gjuhen shqipe. Shfaqja qe beme ishte te komunikonim me gjuhen shqipe gjuhen e nje emigranti shqiptar qe jeton dhe punon ne Greqi. Gjuhen e nje njeriu qe iken nga nje shtet dhe shkon ne nje shtet tjeter si qytetar i botes i Evropes. Gjuha nuk ka kufi. Nuk kemi gjuhe por kemi qumeshtin e nenes. Ate qumeshtin e nenes qe morem kur ishim femije qe nuk njeh atdhe donim te komunikonim me kete shfaqje. Kete donim te benim. Ricua na ndihmoi thote Fejzollari dhe ploteson se pas kesaj shfaqjeje edhe vajza e poetit do te mesoje shqip.
Dritarja ne shqip
Dritarja ne shqipishte nje perzgjedhje me vetedije te plote artistike per regjisoren 25vjecare Eleni Angjellopullu dhe aspak nje ngacmim i rastit. Mbi te gjitha mendoj se gjuha shqipe eshte kaq shume e pranishme midis nesh ne jeten e perditshme ne Athine ne periferi kudo ne Greqi qe mendoj se eshte pjese e jetes sone. Mendoj se e kemi nenvleftesuar pak. Nuk e kemi degjuar ne permasat e saj reale. Kur degjova per here te pare shqip nga Enkel u mahnita. Mendoj se eshte nga gjuhet dhe muzikat me te bukura thote Angjellopullu e cila jo rastesisht ka bere nje nga boshtet e shfaqjes se saj nje fraze te poemes Te degjoj zerin tim te flase nje gjuhe te huaj.
Kjo eshte dhe mbresa e pashlyeshme e spektatorit grek pas kuvendimit me Ricosin ne gjuhen shqipe ne kete teater te Athines qe sapo del nga porta e tij ne lagjen Qipseli me perqendrimin me te madh te imigracionit e kupton se eshte thjesht nje mikrografi e teatrit te jetes. Dy popuj jetojne bashkejetojne ne shekuj. Dritarja kjo eshte. Kemi nevoje per kete dritare. E ka thene shume bukur duhet te marrim ajer dhe le ti leme te rinjte ta hapin me shume kete dritare thote perkthyesja e poezise Frida Bedaj qe ne kuvendime te tilla shikon vete bukurine e se ardhmes. Se kultura sic thote akademiku i shquar grek Jorgos Gramatikaqis eshte vizioni i se ardhmes.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama