E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poezi talibane në anglisht

Librin me përmbledhje të poezive, të cilin e kanë shkruar talibanët, quhet ‘Poetry of the Taliban” (Poezia e Talibanëve). Ky libër do të botohet në Britaninë e Madhe nga gjysma e muajit maj, e pas kësaj edhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Poezitë e përmbledhura në këtë libër flasin për religjionin, nostalgjinë dhe dashurinë, megjithëse shumë prej tyre i kushtohen edhe luftës së talibanëve kundër forcave ushtarake ndërkombëtare të NATO’s, në Afganistan.

Redaktor të botimit në gjuhën angleze janë Alex Strick van Linschoten, Felix Kuehn, dhe Faisal Devji, të cilët në hyrje të librit theksojnë se kanë përpiluar këtë përmbledhje në mënyrë që njerëzit të mund të kuptojnë se kush janë talibanët.

Shtëpia Botuese C. Hurst & Co. Publishers Ltd. ka njoftuar se do ta botojë librin nga gjysma e muajit maj, ndërkaq është planifikuar që në tregun amerikan libri të shfaqet në muajin shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›