Poezia është e kundërta e një teli me gjemba
20/04/2009 S.Th.D: “Poezia është e kundërta e një teli me gjemba”
- Së pari, le të flasim për ritmin, sepse është gjëja e parë që më bën përshtypje kur lexoj poezitë tuaja. Me “Broken Hallelujahs” m’u desh të ngrihesha më këmbë dhe t’i përjetoja fizikisht poezitë. Nuk kisha ç’të bëja tjetër. Nuk mund të rrija ulur dhe t’i lexoja në heshtje. Mënyra se si vargjet rrjedhin nga njëri tek tjetri, është vetështeruese. Përmbajtja gati shërben si një ngjyrim. Jam kureshtar të di në ç’gjendje, në çfarë humori jeni kur shkruani dhe në ç’mënyrë shpresoni që lexuesit tuaj të marrin pjesë.
- Ritmi ka qenë gjithmonë çelësi i suksesit për mua si poet. Mendoj se një përkufizim i thjeshtë për poezinë do të ishte një gjuhë e transformuar në ritëm. Kur fillova të shkruaja, poezia më tërhiqte nëse ishte ritmike. Për sa i përket ritmit, poetë si Ann Waldman, Patricia Smith, Quincy Troupe dhe Joy Harjo kanë qenë të rëndësishëm për mua më shumë se çdo gjë tjetër. Kur shkruaj, shpesh dëgjoj një frymëmarrje dhe një rrahje në kokën time del mbi fletë. Ndonjëherë kjo është një metrikë e ndërgjegjshme, obereku, i cili përdor një rresht, theksuar dy herë si bazë. Ndonjëherë ky është i ndarë në rrokje, 10 rrokje në një rresht. Ndonjëherë është gërvishtës dhe i zhurmshëm.
Ndonjëherë është mënyra se si fryn era në një nga pjesët e shtëpisë ku unë shkruaj, ose zhurma e një makine që ndizet teksa pret para farmacisë përgjatë rrugës ku unë jetoj. Ndonjëherë ritmi është shpejtësia e zërit të gjyshes sime të vdekur, që vërtitet në ajrin rreth e rrotull duke më folur në jidish, që unë e dëgjoj si ritëm të drejtë. Ndonjëherë shoh filma të huaj pa zë, për ritmin e tyre. Dje po shkruaja duke pasur në sfond filmin e ri të Roberto Benignit “Tigri dhe dëbora”dhe tingulli i belbëzimit të tij italian hynte në rreshtat e mi. Ndonjëherë është ritmi i krahëve të ndonjë zogu që përplaset mbi parkun e qytetit. Ndonjëherë janë hapat e një gruaje të vjetër, e cila, teksa hipën në autobus, jep urata nën zë. Komshinjtë e mi duke bërtitur, duke kënduar, duke mërmëritur me veten.
- Ju përdorni një formë të quajtur “oberek”, që në notat nga “Broken Hallelujahs” ju thoni se mbështetet te polka valsi. Është e qartë se këtu ka diçka kulturore. Çfarë ju nxiti të përdornit këtë formë?
- Disa vjet më parë kisha një të dashur polake, që me çonte në festivale polke. Në fillim isha skeptik, por unë jam gjithashtu një i fiksuar pas fizarmonikës. Në një nga këto festivale po dëgjoja këtë vals të çuditshëm, me një ritëm të fortë me dy rrahje. Ishte një oberek. Mendova me vetë: “Sa model i mirë për t’u përdorur në një poezi!” Unë gjithashtu mendoj për formën si diçka që merret me çështjet e Evropës Lindore. Kjo ishte pjesë e qëllimit tim fillestar. Pastaj shkrova tekst për poetin e madh afrikano-amerikan Etheridge Knight, sepse kuptova aftësinë e tij për të lëvizur ngadalë, fort dhe me tinguj elegjiak. Në këtë formë të thjeshtë unë shoh shumë mundësi për t’u shprehur, disa herë duke u vërtitur shpejt dhe bollshëm në rreshta të hollë, disa herë duke lëvizur ngadalë si një këngë vaji, si një marsh funebër i vështirë.
- Pjesa e parë e “Broken Hallelujahs” ka të bëjë kryesisht me gjyshin tuaj. Ai duket si një manifestim i realiteteve të zymta: punës së vështirë, dhembjes, vdekjes. Mund të thoni diçka për ndikimin e tij te ju dhe në krijimtarinë tuaj?
- Jo vetëm dhembje dhe vdekje, por edhe dashuri, përpjekje, festim për të luftuar, siç ka thënë dhe Abbie Hoffman, pa shpresë, sepse vetë përpjekja është mënyra e të jetuarit. Gjyshi im, Joseph Kreisler, vdiq më 2002-shin nga kanceri. Ai ishte një radikal në traditën e New Deal, një socialist amerikan i vërtetë. Ai ishte një student i Fulbright-it që studioi gjuhën kineze pas Luftës së Dytë Botërore, por pastaj u vu në listën e zezë. Më vonë ai punoi për vite me radhë në postë e pas kësaj, në vitet ’60, ai u bë punonjës social në pjesën e poshtme të Lindjes. Shkoi edhe në Portland, Maine në fillim të viteve ’70, ku themeloi shkollën për punë sociale në Universitetin e Mainesit Jugor, punoi për vite me të pastrehët, sidomos me të rinjtë që iknin nga shtëpia.
Gjyshi im ishte një poet dhe shkrimtar në heshtje, mjaft i mirë, që shkruante poezi lirike dhe lexonte shkrimtarët modernë. Mendoj se të shkruarit ishte dashuria e tij e parë. Të dy gjyshërit e mi (bashkë me prindërit) më mbështetën shumë kur unë fillova të shkruaja gjatë fundit të adoleshencës dhe në fillimin e moshës sime njëzetvjeçare. Gjithmonë e them se familja ime është pjesë e familjeve të varfra, por të edukuara dhe të panjohura të këtij vendi. Ne nuk ishim të pasur, por kishim shumë libra. Shtëpia e gjyshërve të mi ishte e mbushur me libra, nga dyshemeja në tavan. Më pëlqente shumë të shkoja atje dhe të lexoja, të gjeja antologji të vjetra të viteve ’40, ’50 dhe ’60. Revista të vjetra me Uilliam Karlos Uilliamsin. Mbaj mend se ai kishte një kopje të vjetër të “Transitions”, me një pjesë nga James Joyce “Zgjimi i Fineganit” shumë përpara se ai të titullohej “Zgjimi i Fineganit”.
Ajo që mësova më shumë nga gjyshi im ishte të doja botën, të luftoja për botën, sepse është bota jonë. Kur isha i vogël, jetova me gjyshërit në Bruklin. Dilja shëtitje me gjyshin e ai më tregonte gjithmonë gjëra, më fliste për tullumbacet që endeshin qiellit, për pëllumbat që kërcenin mbi një këmbë në atë pjesë të trotuarit që shtrihej deri në Kinë. Nëse mbanim vesh, mund të dëgjonim edhe Maon duke qeshur! Ai më bënte pyetje. Më pyeste se ç’mendoja, se ç’ndieja. Ai kurrë nuk pushonte së pyeturi. Ndërsa unë shkruaja, ai bënte çmos që të krijonte hapësira për njerëzit që të pinin një filxhan kafe dhe një cigare. “Një filxhan kafe dhe një cigare nuk janë shumë në jetën e një njeriu, apo jo?” - më tha ai një herë. Shpeshherë në këtë vend kjo gjë duket sikur është shumë. Por ai më mësoi që unë të kërkoja, madje shumë më tepër për të tjerët. Ai më mësoi artin e dhembshurisë, apo se si ta pranoja dhembjen.
- Teksa flasim, në botën letrare, kudo që hedh sytë ka një kujtim të ri, grimcat e kësaj kulture ose asaj peme familjare. Kështu, në njëfarë mënyre ky eksplorim i rrënjëve të tua mund të konsiderohet në kohën e duhur. Ku e shihni veten tuaj në lidhje me këtë tendencë proze rrëfyese? Po për sa u përket poetëve në përgjithësi?
- Kjo është me të vërtetë diçka në perspektivë, sepse paragrafët e prozës te “Broken Hallelujahs” filluan si një kujtim i gjatë, që unë vazhdoja ta shkurtoja dhe pastaj fillova ta shoh si një poemë prozaike të zgjeruar apo tregim.
Kujtimet dhe jeta e jetuar janë po aq të rëndësishme për punën time sa edhe imagjinata. Ndonjëherë pyes veten për ndryshimin mes tyre, sepse jeta ime e përditshme është mjaft surreale. Eci përgjatë rrugës dhe shoh një grua me një këmbë në një karrocë me rrota duke mbajtur me litar tre qen qimedredhur me fjongo të verdhë. Shoh një burrë me një kapelë, që ecën mbrapsht duke folur me vete në rrugën 10. Një grup djemsh me theks somalez dhe sudanez po luajnë një lojë me tapa shishesh. Dhe kur njëri fiton, hedh grumbullin mbi supe. Nuk arrij ta kuptoj pse. Atë pasdite, pasi ata largohen, nëse të bie rruga aty dhe sheh trotuarin plot me tapa shishesh, nuk do ta kuptosh dot se ç’skenë e çuditshme, por edhe e gëzueshme ka ndodhur, thjesht do të mendosh se burrat janë ulur aty duke pirë nën diellin e pasdites. Një natë pashë një grua tek doli nga farmacia dhe gjatë rrugës filloi të kërcente e vetme një vals, nën zë këndonte një këngë të vjetër të “Isley Brothers”. Jeta e përditshme është e mbushur me ëndrra dhe alelu të thyera.
Së fundi po mbaroj një kujtim të shkurtër, rreth 230 faqe, të titulluar “The Finnish tango”, që flet për lidhjen time të turbullt me ish-të dashurën, si dhe për një udhëtim të jashtëzakonshëm në Finlandë, të cilin e bëra vjet me të. Është një libër për pamundësinë tonë për të dëgjuar njëri-tjetrin, se si shumë shpesh mbartim plagë nga e kaluara, plagë që fshijnë të tashmen ose nuk e lënë të shpaloset. Këtë temë e kam trajtuar edhe në fillim të “Broken Hallelujahs”. Këto janë temat që më kanë bërë të eci përpara këta 10 vjetët e fundit. Në fund shpresoj që libri të tregojë se ka njëfarë shërimi, se shpëtimi dhe shpresa janë të mundura edhe në kohët më të vështira. Në të ka gjithashtu kapituj për fëmijërinë time, si dhe flitet pak për rritjen time ndërraciale (gjyshi im ishte një afrikano-amerikan), rolin e dhunës dhe të shpëtimit në jetën time.
Do të mundohem të gjej një botues për këtë libër në vjeshtë. Shpresoj me të vërtetë që t’ia arrij, sepse e dua këtë libër, më duket sikur është pjesë e lëkurës sime.
- Ka disa zgjedhje fjalësh dhe imazhesh që rrotullohen rreth “Broken Hallelujahs”. Mbresëlënëse për mua është pa dyshim fizarmonika. Është një nga ato instrumente që njerëzit i konsiderojnë të dashur, të paktën në këtë vend, por gjithashtu mjaft evokative. Te “Broken Hallelujahs”gjen gjithçka veç së gëzueshmes. Keni ndonjë histori të qartë me fizarmonikën, apo është diçka që ju e keni mësuar me kalimin e kohës?
- Mendoj se fizarmonika e shpreh gëzimin te “Broken Hallelujahs” më shumë se ç’e vlerësoni ju. Jo e gëzueshmja, por gëzimi. Sepse, që të ekzistojë gëzimi, ka nevojë të njohë hidhërimin. Si fjala “fizarmonikë”. Fizarmonika është një instrument që e hap zërin njerëzor, që e mbajmë para mushkërive dhe zemrës. Ka aq shumë përpjekje në nxjerrjen e tingullit dhe ngritjen e saj. Por pastaj, kur ajo bie, bie fuqishëm, duke e bërë dhomën të përjetojë atë që përjetojnë dervishët në rrotullim.
Lidhja ime me fizarmonikën është e thellë. Së pari, duke qenë gjysmirlandez (nga babai im biologjik, që u largua drejt Evropës kur unë isha gjashtë muajsh), fizarmonika është në qendër të shumë melodive irlandeze. Kur isha rreth të njëzetave, isha një fans i çmendur i “Pogues”, grupi i famshëm irlandeze punk. Fizarmonicisti i tyre, Spider Stacey, ishte drejtuesi i grupit, i dërguar përkundër mureve të klubeve në të gjithë planetin. Pastaj më pëlqen muzika “cajun”, ajo kolumbiane dhe tangoja. Me pëlqen ngazëllimi në rritje i këngëve sufí, që vijnë nga Pakistani, ku fizarmonika ka qenë një instrument mjaft i rëndësishëm. Jashtë Evropës Qendrore fizarmonika ka udhëtuar mirë, sepse përmes saj mund të shprehësh hidhërim të jashtëzakonshëm, por gjithashtu edhe gëzim të madh. Pra, është si poezia.
Kur gjyshi ishte duke vdekur, me tregoi këtë histori të jashtëzakonshme për kohën kur ai kishte qenë 13 vjeç:
I ati i tij e ktheu në Uzhhorod, dikur pjesë e Hungarisë, por ndonjëherë një nga pikat më lindore të Ukrainës. Gjyshi me tregoi se kishte udhëtuar në një qerre me bar me dajën e tij për një festë në hangar. Aty daja dhe një shok i tij filluan të luanin fizarmonikë dhe në dhomë filluan të kërcejnë valle të hebrenjve. Fizarmonika ngriti nga toka zërat e të vdekurve, duke i bashkuar me të qeshurën e të gjallëve.
Kur të vdes, shpresoj t’i bien një marshi funebër me fizarmonikë. Do të doja të kishte shumë muzikantë që të interpretonin muzikë të ndryshme nga e gjithë bota. Dua të ketë këngë vaji: kumbia, tango, muzikë irlandeze dhe ukrainase dhe në fund zulutë e Nju-Orleansit të kërcejnë; ndërsa fizarmonika dhe daullet do të bien, unë do të shkoj drejt territ të tokës te paraardhësit e mi i mbështjellë me një shall notash të bekuara.
- Formimi juaj kulturor nuk mund të konsiderohet i zakonshëm dhe tregohet edhe në “Broken Hallelujahs”. Hebrenjtë hungarezë dhe raperët e bregdetit lindor shpesh nuk e gjejnë veten në të njëjtin libër. A ka qenë identiteti juaj kulturor i përzier, diçka që ju është dashur ta zgjidhni, apo ka qenë gjithmonë një pjesë e kthjellët juaja?
- Kthjelltësi si e oqeanit, ose si një gotë tekila e kriposur në buzë, ose edhe më mirë një vodkë në një bar në një qoshe të Erie të Pensilvanisë, ku djali boshnjak me bluzë të kuqe po flet me shokun e tij portorikan për vajzën gjysmë afro-ruse, të cilën e pëlqen. Histori e vërtetë.
Duke u rritur në një shtëpi dhe në një lagje me etni të ndryshme, them se çështjet e identitetit kulturor ishin pjesë e ekzistencës. Të gjithë ishim të përzier. Në mbledhjet familjare në Kuins, të gjithë ishin “kushërinjtë” tanë: të zinj, bojëkafe, të bardhë apo aziatikë qofshin.
Kam përjetuar pak dhunë duke u rritur si i bardhë nga një njerk afrikano-amerikan, po kur je fëmijë, e zgjidh ç’ke për të zgjidhur. Si shkrimtar, mendoja se historia ime e një familjeje të përzier nuk ishte edhe aq jo e zakonshme, kur hidhja sytë përreth vendit ku jetoja. Shihni librin e Natasha Trethewey, që sapo fitoi çmimin “Pulitzer”. Mendoj se ajo dhe unë kemi pothuaj të njëjtën moshë. Kështu që një gjë e tillë ka qenë karakteristikë për atë brez.
Në “Broken Hallelujahs” doja të zbuloja rrënjët e mia europiano-lindore dhe në të njëjtën kohë të lëvizja lehtësisht në poetikën afro-amerikane. Edhe pse hebrenjtë hungarezë dhe raperët e bregdetit lindor nuk mund ta gjejnë veten në të njëjtët libra, mendoj se ata do ta bëjnë këtë gjë gjithmonë e më shumë. Dua të them, kaloni një ditë në Bruklin, në pjesën lindore të Erie, ose në pjesën veriore të Syracuse, ose Lowell, Masaçusets, për këtë. Të gjithë ne, njerëz të ndryshëm, duke u përpjekur në krah të njëri-tjetrit për të bërë një gjuhë të re. Mendoj se kjo është një nga gjërat që në listën e gjatë të poezisë “Shift”.
- Ju e vini veten në një vend të çuditshëm me poezinë tuaj, diku ndërmjet rrugës dhe sallës së leksionit. Poezitë tuaja flasin për njerëz që ecin në anën e gabuar të binarëve të hekurudhës, njerëz që përpiqen dhe injorohen, por në të njëjtën kohë ju përdorni fjalë dhe aluzione dhe forma të trashëguara nga tradita akademike. Pse i bashkoni këto dy botë në faqet tuaja?
Ky jam unë: një ish-gjimnazist që ka lënë shkollën, fëmijë rrugësh nga Bruklini dhe fundi i vjetër perëndimor i Toledos, Ohajo, duke vrapuar përmes shtigjeve afër gjimnazit “Scott High” me skuadrën e tij legjendare të basketbollit. Pastaj shkolla e mesme në Nju-Hampshire, në Mançester me klasën punëtore kurajë dhe hijeshi. Nuk shkova në “Harvard”. Shkova në shkolla shtetërore. Punova në ferma dhe magazina për tre vjet para se të shkoja në kolegj, pastaj kam ngarkuar kamionë në një dyqan sindikate gjatë kolegjit.
E konsideroj punën time eksploruese, nëse jo eksperimentale, edhe pse nuk kam shumë lidhje me shumë poetë eksperimentalë. Shumë nga i ashtuquajturi “shkrim eksperimental” i lë botës më shumë se ç’duhet për shijet e mia.
Shumë poetë të tillë duket sikur mund të ekzistojnë vetëm brenda një klase apo galerie. Kjo është mirë për ta. Por unë dua që poezitë e mia të ekzistojnë në shumë fronte, në shumë vende, për Giotto-n dhe grafitin, për pijetoren dhe katedralen. Kur unë shkruaj, në njëfarë mënyre e gjithë kjo përzihet në zemrën time.
Së fundi, për të cituar mikun tim Joe Weil, poezia duhet të mbajë mend se si të “lëvdohet”. Duhet të kujtohem të lëvdoj.
Shumë poetë duket se shkruajnë për para dhe famë. Unë shkruaj për një tas me përshesh. Babai im bën një përshesh të mrekullueshëm me djathë. Nëse unë shkruaj një poemë të cilën ai (babai) e gjykon mjaft të mirë për të siguruar një tas me përshesh për gjithë jetën, unë e kam bërë punën time.
- Për ta mbyllur, çfarë po lexoni këto ditë?
Ja çfarë ka në tryezën time ose në anë të krevatit këtë javë: Michael Ondaatje - “The English Patient”, Vievee Francis- “Blue Tail Fly” (votën time për librin e parë më të mirë në 2006!). Peter Markus - “Good Brother”, Tracy K. Smith- “Duende”, Martin Espada- “The Republic of Poetry”,
Laurie Kutchins- “Slope of the Everlasting Child”.
Përktheu: Ira Salataj
Një biografi e shkurtër...
Sean Thomas Dougherty lindi më 1965 në Nju-Jork dhe u rrit nga një baba afrikano-amerikan dhe një nënë me prejardhje moldavo-çifute. Familja e tij u transferua në Nju-Hampshire, por ai vazhdoi të jetonte në lagjet e klasës punëtore me përzierje etnike. Ai braktisi gjimnazin “Central” në Mançester, Nju-Hampshire, por tingujt dhe pamjet e klasës punëtore të atyre viteve formues do të ndikonin shumë në veprat e tij të mëvonshme.
Gjatë viteve që vijuan, ai punoi në ferma dhe magazina, gjithashtu punoi edhe disa kohë si mësues. Ai iu kthye shkollës dhe u diplomua në universitetin e Sirakuzës në vitin 1995 me një master në Artet e Bukura në poezi. Gjatë kësaj kohe ai gjithashtu zbuloi dashurinë e tij për poezinë performative. Sipas “The Syracuse Herald American”, skuadra e poetëve performues të zonës së Sirakuzës mbaruan të gjashtët nga 27 konkurrentë në përplasjen e poezisë kombëtare në 1995 dhe ai vetë mbaroi i teti në një turne me 127 veta.
Dougherty dha mësim në kolegjin “Cazenovia”, një shkollë e vogël liberale arti, ndërsa punonte për të marrë doktoraturën në kompozicion dhe retorikë kulturore në universitetin e Sirakuzës. Përpara se të mbaronte disertacionin, ai u transferua në Erie, Pensilvani, për të marrë një post pedagogu në universitetin shtetëror të Pensilvanisë në Erie, sipas faqes së fakultetit në internet. Nëntë nga punimet e tij janë publikuar. Shtatë prej tyre janë libra me poezi ose libra eksperimentalë me zhanër të përzier, si “The Biography of Broken Things”, “Nightshift Belonging to Lorca” dhe “Except by Falling”, fitues i çmimit “Pinyon Press Poetry”, çmim i dhënë nga kolegji shtetëror “Mesa” si njohje për poezi shumë të vogla dhe të ngjeshura. Punimi i tij më i ri, “The Blue City” u përgatit për publikim në vitin 2008.
Dougherty ka botuar koleksionet kritike “Maria Mazziotti Gillan” dhe “Along the Lake: Contemporary Writing from Erie”. Punimet e tij shfaqen në shumë antologji dhe tekste librash, gjithashtu edhe në gazeta dhe revista letrare, si “Bitter Oleander” dhe “Rattle”. Për më tepër, ai punon si redaktor për gazetën letrare të “Penn State Erie”, “Lake Effect” dhe publikimi i tij me poezi, i titulluar “Red Brick Review”, si dedikim për influencën e klasës punëtore.
Punëtorët e varfër nuk janë thjesht simbole kalimtare për Dougherty-n, sipas Joe Weil-it të revistës “Rattle”; ata janë miqtë dhe familja e tij. Ata janë njerëzit që ai do. “Sean Thomas Dougherty… është i interesuar nw jetën e një fatkeqi, si një forcë për shpëtim dhe mirësi” shkruan Weil. “Ai do që të kapë thelbin e vuajtjes sepse ai beson se zemra e Mirësisë është diku në rrënoja”. Ai shkruan për oborre shkollash, parqe lojwrash, punë ferme dhe ngacmimin e minoriteteve urbane nga policia. I pakënaqur për ta mbajtur poezinë e tij vetëm në ambjentin që e rrethon, ai gjithashtu implementon kontekste historike tek skenat. Për “Except by Falling”, kritika e Amazonës ka thënë: “Ka mjaft referenca kulturore dhe politike: Eurydice dhe Argentine Amnesty, Eric Dolphy dhe Pablo Neruda, Miles Davis dhe Marc Chagall, grevat e Zootsuit-ëve dhe vrasja e Martin Luther, Jr.— gjithashtu dhe artikulimi i Daugherty-s për luftën kundër racizmit që vetë rritja e tij ndërracore e bën të veprojë.”
Aftësia e Daugherty-s për të bashkuar tema të ndryshme ka fituar njohje dhe vlerësim kombëtar. Ccmime të rëndësishme përfshijnë ccmimin ”Pinyon Poetry” në vitin 2000, ccmimin e “Syracuse Symposium Poetry” në 2001-shin, dhe ccmimin “Francis Locke Memorial Poetry” në 2002-shin nga “Bitter Oleander Press”. Vepra e tij është nominuar nëntë herë për ccmimin “Pushcart”, që jepet ccdo vit për shkrimet në shtyp dhe publikimet në revista më të rëndësishme.
Poezia e tij “Moon-Grief Utterance (pwr SP)” u paraqit në qendrën Pensilvania në 2003-shin për projektin “Book Public Poetry” i administruar nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë nga parku i Universitetit. Përpjekjet e qendrës për t’ia promovuar poezinë njerëzve lavdëruan aftësitë e tij për “të bërë më të mirën për formën e përqëndruar të poezisë”.
Stili dhe kadenca e tij kanë gjetur zë edhe në rrugë, meqë ai ka interpretuar poezi përgjatë Amerikës Veriore dhe Europës në vende si Festivali Muzikor i Lollapalooza-s në Chicago, festivali artistic i Detroit-it dhe Seritë Bardroom ne Budapest, Hungari. Ai gjithashtu ka qenë i ftuar si folës në Universitetin e “Carnegie-Mellon”, Universitetin e Bucknell-it dhe institucione të tjera të asimit të lartë.
Sean Thomas Dougherty aktualisht jep mesim për të tre zhanret në Programin Bachelor për Artet Figurative, për Shkrim kreativ në “Penn State Erie”. Ai jeton në Erie, Pensilvani, dhe vazhdon të shkruajë, të ndërmarrë shfaqje poezish, dhe të mbajë fjalime nëpër qytet.