Pogaçar sfidon Van der Poel, do të jetë në “Paris-Roubaix 2025”

Të dielën e 13 prillit mos lini takime pasi në mbretëreshën e klasikeve të çiklizmit do të jetë edhe Tadej Pogaçar.
Kampioni slloven i UAE Team ka lajmëruar pjesëmarrjen në “Paris-Roubaix 2025” duke ndezur kështu rivalitetin me dy herë fituesin e dy sezoneve të fundit, Van der Poel.
26-vjeçari nuk kishte marrë kurë pjesë m ë parë në garën e cila njihet si “Ferri i veriut”. Talenti slloven ka detyruar ekipin që të ndryshojë planet pasi vendimi për të marrë pjesë në “Paris-Roubaix 2025” ishte i papritur.