E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec,

Zyra e gjendjes civile, prane Bashkise se Pogradecit, prej afro dy muajsh nuk funksionon per dhenien e certifikatave, duke u kthyer ne nje shqetesim te dites per banoret e ketij qyteti. Kjo zyre, sipas te dhenave te bashkise, nuk eshte ne gjendje te leshoje certifikata per qytetaret, dhe keshtu ka bllokuar nje prej sherbimeve kryesore ne dobi te tyre. Erjon Vesho, nenkryetar i Bashkise se Pogradecit, thote se situata, e krijuar prej afro dy muajsh, eshte vertet problematike, pasi ata nuk mund te kryejne asnje veprim pa u pajisur me pare me nje certifikate.
Mosfunksionimi i gjendjes civile ka sjelle jo vetem veshtiresi ne pajisjen me viza te qytetareve te interesuar per to, por edhe ne aplikimin per ndihmen sociale te familjeve ne nevoje. Cdo dite prane kesaj zyre krijohen radhe te gjata te te interesuarve, te cilet ndeshen me njoftimin se certifikata nuk ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›