E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec 3 femije helmohen ne kopsht me bar miu

Ne fshatin Leshnice te Pogradecit tre femije jane helmuar ne kopsht pasi dyshohen te kene konsumuar bar miu. Sipas burimeve nga policia mesohet se te miturit jane helmuar dhe me pas jane derguar menjehere nga edukatoret per te marre ndihmen e pare mjekesore. Uniformat blu dyshojne se te miturit mund te kene konsumuar bar miu pasi mund ta kene gjetur ate ne koridorin e kopshtit dhe pa e ditur se cfare eshte e kane konsumuar. Nderkohe qe mjeket e spitalit te Pogradecit bejne me dije se femijeve po u behet lavazh dhe me pas do te shihet se cfare kane konsumuar realisht. Gjithashtu do te merren ne pyetje nga policia edhe edukatoret e kopshtit ne Leshnice te cilat do te japin shpjegime nese tre femijet kane konsumuar apo jo bar miu dhe si kane arritur ta gjejne kete helm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›