E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe trafikantëve në kufirin greko-shqiptar

Share

Policia greke është përballur me disa trafikantë gjatë orëve të para të mëngjesit, me të cilët ka shkëmbyer edhe zjarr me armë për disa minuta. E githa ngjarja ka ndodhur në kufirin me Shqipërinë, vetëm 300 metra nga pikëkalimi i Qafë Botës, në vendin e quajtur Loridha, midis Konispolit dhe Igumenicës.

Trafikantët, të cilët mendohet se janë shtetas shqiptarë, kanë mundur që të përfitojnë nga errësira dhe kanë mundur që të largohen ë brendësi të territorit të Shqipërisë.

Sipas burimeve të policisë, katër trafikantë dyshohet se transportonin lëndë narkotike, duke qenë se kanë pasur me vete nëntë thasë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›