Pogradec/ Aktivitete ne 11 vjetorin e lindjes se Lasgush Poradecit

Në nderim të lirikut të madh, poetit Lasgush Poradeci, në 115 vjetorin e tij të lindjes, drejtoria Arsimore në Pogradec organizoi të shtunën një veprimtari kulturore, ku u përkujtua jeta dhe vepra e poetit.
Pedagogë, studjues dhe poetë, folën për krijimtarinë e Lasgushit, simbolikën e poezisë, veçorinë e ligjërimit të tij poetik, botën Lasgushiane dhe letërkëmbimin e poetit me mikun dhe prozatorin e shquar, Mitrush Kuteli.
Pas dokumentarit për Lasgushin, të pranishmit ndoqën një koncert të fjalës artistike, me vjersha të përzgjedhura nga vepra e tij, kujtime nga bashkëkohës të poetit, si dhe një ekspozitë të piktorëve A. Kostandini, S. Lako e G. Zeka, me motive nga jeta dhe vepra e tij.
“Pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë?”, “Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këto të përsosurit rrojnë…” Për këtë poeti ka vetëm ditëlindje”, janë disa nga vargjet e poetit të madh.
Llazar Gusho, i njohur në letrat shqip me emrin letrar Lasgush Poradeci, ka lindur në Pogradec më 1896. Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, dhe më pas studjoi në Bukuresht në vitin 1921, e në Grac të Austrisë në vitin 1924.
Familja e tij ka luajtur një rol të vaçantë në çeljen e Shkollës së Parë Shqipe në Pogradec, në vitin 1887, ku vetë Lasgushi ishte një ndër patriotët më në zë të lëvizjet patriotike të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.
Ndër vjershat e para të tij, janë “Dita e njëzet e tetës”, “Naimit”, “E fundit mërzitje” etj. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij poetik “Vallja e yjeve” dhe më 1937, përmbledhja e dytë “Ylli i zemrës”. Veç lëvrimit të poezisë, poeti shqipëroi, me një nivel të lartë artistik pjesë nga krijimtaria e poetëve botërorë si Eminesku, Mickievic etj.
Vepra e tij, së bashku me letërkëmbimin me Dhimitër Paskon , është përmbledhur në katër vëllime.I fundmi i simbolistëve evropianë Lasgush Poradeci, vdiq më 1987 dhe sot Shtëpia e Kulturës së qytetit të tij të lindjes mban emrin e poetit të madh shqiptar.