E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida elektorale LSI-se ne nje proces ristrukturimi

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama bëri me dije faktin se kjo forcë politike është përfshirë në një proces ristrukturimi të strukturave të saj. Gjatë një konference për shtyp, Rama e vlerësoi këtë proces si demokratik dhe mjaft të rëndësishëm. Sipas tij, riorganizimi i LSI-së në të gjitha nivelet vjen si domosdoshmëri e misionit të kësja partie për përballimin e sfidave politike.
“Pjesë e rëndësishme është parapërgatitja për fushatën e ardhshme zgjedhore, pasi synimi i LSI-së është fitorja në zgjedhjet e vitit 2013”, u shpreh Rama
Ndërkohë që ndalur në kët proces ristrukturimi dhe organizimi të strukturave të partisë, rama garantoi transparencë të garës mes përfaqësuesve e individëve që do të jenë pjesë e këtij procesi.
Por gjatë konferencës së tij për shtyp, Rama komentoi dhe zhvillimet më të fundit në kampin socialist. Sipas tij, Rama ka dëshmuar tashmë që është një humbës profesionist dhe i pandreqshëm.
“Çështjet që po merremi janë shumë më të rëndësishme dhe nuk kemi kohë të humbasim me lajthitjet e halucinacionet e një humbësi profesionist dhe të pakorrigjueshëm”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›