E Diel, 1 Nëntor 2026

Fytyra e këtij djali pushtoi internetin!

Fytyra e një djali 6-vjeçar theu zemrat e mijëra personave në mbarë botën.

Ai festonte ditëlindjen e tij të gjashtë dhe për këtë kishte njoftuar edhe shokët e kopshtit, për të cilën prindërit kishin organizuar një festë modeste në një piceri. Por në fund, ai u befasua. Asnjë prej shokëve të tij nuk i shkoi në festë dhe djali ngeli vetëm!

Mamaja thotë se ajo kishte përgatitur qeska me ëmbëlsira për ftesa, dhe madje kishte folur me disa prej prindërve, të cilët i patën thënë se do të vinin. Pasi priti më kot në piceri, mamaja zemërthyer postoi një foto të djalit, duke thënë që nuk do të organizonte më festa për ca kohë.

Por lajmi u bë menjëherë viral pas shpërndarjes së fotos nga mamaja e djalit dhe tashmë gjithçka ndryshoi për të. Mijëra persona e uruan atë për ditëlindje, madje djali i quajtur Teddy mori edhe oferta nga më të ndryshmet.

E papritura më e madhe erdhi nga ekipi Phoenix Sun. Ata i kanë ofruar bileta falas te një ndeshje e rëndësishme, dhe madje që ta shohë bashkë me ekipin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Titaniku 500 milionë dollarësh fillon lundrimin në vitin 2022, këtë herë do të ketë më shumë varka shpëtimi

Mendonte se ishte 3 muajshe shtatzënë, lind në restorant

“Anija e Odisesë” gjendet në Detin e Zi

Realizojnë ëndrrën me 20 mijë paund, udhëtojnë botën

El Chapo pret dënimin në New York, bashkëshortja 30 vjet më e re ekspozon luksin

Në këtë hotel luksoz lundrues mund të qëndrojnë vetëm 38 fatlumë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›