Pogradec, arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Selcë
POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar sot personin përgjegjës për zjarrvënien e djeshme në fshatin Selcë.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Mario Kume.
Ky i fundit i ka vënë zjarrin kashtës në tokën e tij, por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre në fshatin Selcë.
Ndërkaq, policia vijon hetimet për këtë ngjarje.
(m.a/BalkanWeb)