E Shtunë, 31 Tetor 2026

Postet në qeveri, pritet sot takimi i Ramës me aleatët

TIRANE- Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim me krerët e partive aleate.

Burime zyrtare nga Partia Socialiste konfirmuan për "Gazeta Shqiptare" se temë e këtij takimi pritet të jetë pikërisht ndarja e posteve në nivelet e dyta në kabinetin qeveritar, duke qenë se Lëvizja Socialiste për Integrim ishte i vetmi partner që mori poste ministrash në kabinet.

Takimi pritet të zhvillohet rreth mesditës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›